Periodat janë shumë të mundimshme për të gjitha femrat, mirëpo disa prej tyre vuajnë më shumë nga to, duke përjetuar dhimbje të tmerrshme jo vetëm gjatë ciklit por gjatë tërë muajit.
Nëse jeni duke përjetuar këto simptoma siç janë: dhimbje gjatë urinimit, dhimbje të forta gjatë ciklit, gjakderdhje në mes të ciklit, atëherë ju mund të jeni duke vuajtur nga sëmundja e endometriosis. Kjo sëmundje është shumë e vështirë të diagnostikohet, për shkak së femrat zakonisht kanë tendencë t’i injorojnë këto simptoma dhe t’i konsiderojnë si “normale”.
Vetëm në Britaninë e Madhe kjo sëmundje prekë 1.5 milion gra. Kohëve të fundit është krijuar një test i cili me anë të strukturës se ADN-së dhe një analize të thjeshtë të gjakut mund të detektojë këtë çrregullim.
Kjo lloj analize pritet të aplikohet nëpër tërë spitalet dhe sipas shkencëtarëve është një zbulim shumë i rëndësishëm për shkak se, mundëson një diagnostikim të hershëm të kësaj sëmundje dhe sëmundjeve të tjera të mitrës. /Gazeta Express.