Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Cili është dallimi në mes të një cisti dhe një tumori

Femina 13/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Tumoret dhe cistet janë dy lloje të rritjes. Ato mund të jenë të ngjashëm në dukje, por kanë shkaqe të ndryshme prej nga burojnë. Për të përcaktuar nëse një person ka një tumor ose një cistë, një mjek mund të përdorë teknika të imazhit ose të marrë një biopsi.

Cistet kundër tumoreve:

Një cistë është një qeskë e indeve që mund të formohen kudo në trup shkruan medicalnewstoday, transmeton Gazeta Shneta.

Një cistë është një qeskë e indeve që është e mbushur me një substancë tjetër, të tillë si ajri ose lëngu. Dhe ato mund të formohen kudo në trup, duke përfshirë kockat dhe indet e buta.

Shumica e cisteve janë jokancerogjene edhe pse ka disa përjashtime.

Tumoret janë masa të forta të indeve.

Ato mund të rriten pothuajse kudo në trup dhe kanë prirje të rriten shpejt dhe zakonisht janë të qëndrueshme në kontakt me kushtet mbizotëruese.

Është e mundur që të kemi një cistë dhe një tumor në të njëjtin organ.

Tumoret beninje zakonisht rriten në një vend dhe nuk përhapen ndërsa tumoret malinje zhvillohen në një zonë të trupit, pastaj përhapen në zona të tjera.

Të dy tumoret beninje dhe malinje ndryshojnë në madhësi.

Tumoret mund të rriten aq shumë sa ato të bëjnë presion në organe, duke shkaktuar dhimbje dhe simptoma të tjera.

Një mjek mund të përdorë disa metoda diagnostikuese për të dalluar një tumor dhe një cistë. Ata do të fillojnë duke marrë një histori mjekësore, pastaj të pyesin se kur kanë filluar simptomat dhe kur arrihen të shquhen më shumë.

Koha e simptomave është e rëndësishme. Për shembull, cistet mund të bëhen më të dukshme rreth menstruacioneve, për shkak të luhatjeve hormonale.

Një mjek gjithashtu do të shqyrtojë cistin ose tumorin, nëse është e mundur. Ata do të marrin në konsideratë vendndodhjen, ngjyrën, mënyrën se si ndihet dhe nëse ndonjë material po rrjedh nga ai.

Në disa raste, një mjek mund të kërkojë një biopsi, që përfshin heqjen e një pjese të materialit  ose qelizave nga ajo që dyshojnë.

Tumoret dhe cistet mund të jenë shkak për shqetësim, edhe pse disa janë të padëmshme./Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakÇfarë duhet të dini për skanimet MRI
Artikulli i rradhës Çfarë thonë këmbët tuaja për shëndetin tuaj

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.