Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A mund ta fitojmë diabetin vetëm nga ushqimet e ëmbla

Jetë 14/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ekziston një pretendim i përhapur se sheqeri është shkaku i vetëm i diabetit pasi që kjo sëmundje karakterizohet nga nivele të larta të sheqerit në gjak.

Diabeti u identifikua për herë të parë nëpërmjet erës së ëmbël të urinës dhe më vonë u bë e qartë se urina e ëmbël, me sheqer, nënkuptonte një nivel të lartë të sheqerit në gjak. Me kalimin e kohës, trajtimi i diabetit ka ndryshuar, nga aty ku bëhej thirrjet që të hahet kryesisht sheqeri (për të zëvendësuar atë që është humbur), deri tek ana ekstreme tjetër që thoshte të shmangeshin ëmbëlsirat (për të kufizuar nivelet e larta të sheqerit), transmeton GazetaShneta.

Sot, debati mbi sasitë e sheqerit dhe rolin e tij në diabet duket më I ashpër se gjithmonë.

Diabeti i tipit 1 është një sëmundje autoimune, ku ndërveprojnë gjenetika dhe faktorët e mjedisit. Disa studime sugjerojnë se marrja e sheqerit mund të luajë një rol në zhvillimin e diabetit të tipit 1, por ky studim është ende gjysmak, pwrcjellw “The American Journal of Clinical Nutrition”.

Për diabetin e tipit 2, një dietë e lartë në sheqer mundet, në parim, të ndikojë ose të përshpejtojë progresin e sëmundjes në varësi të mënyrës së konsumit. Por për të sugjeruar se sheqeri dietik mund të shkaktojë ose të kontribuojë në diabetin e tipit 2 ka nevojë për prova të forta shkencore që tregojnë se sheqeri rrit peshën trupore dhe yndyrën e trupit (e domosdoshme për diabetin e tipit 2), ose se sheqeri ka një lloj efekti unik që çon në këtë tip të diabetit, pa marrë parasysh peshën ose yndyrën e trupit.

Por në fund nuk ka asnjë studim më konktret që përcakton se sheqeri ose ushqime e ëmbla vetëm mund të shkaktojnë diabetin e tipit 2. Në përgjithësi, njerëzit që hanë shumë sheqer kanë tendencë të kenë dieta më të varfra dhe stile jetese jo të shëndetshëm.

Këto, si dhe faktorë të tjerë duke përfshirë stili urban i jetesës, ambienti i ushqimit, vendet e vështira të punës, gjumi i paktë dhe çmimi i ushqimit ndoshta kontribuojnë më shumë në rritjen e incidencës së diabetit të tipit 2 sesa sheqeri si indikator i vetëm. /GazetaShneta/

Artikulli paraprakLindja vaginale pas lindjes me prerje cezariane
Artikulli i rradhës Zaimina, “nëna e muajit”

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.