Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përhapja e virusit Ebola, më e zakonshme seç mund të mendohet

Jetë 14/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mbrojtja më e mirë kundër shpërthimeve të virusit Ebola është zbulimi i hershëm. Nëse zbulohet në fillim, përhapja rapide mund të parandalohet me ndërhyrje të metodave jo shumë konvencionale si izolimi i personave të infektuar dhe kufizimi i kontaktit të tyre me botën e jashtme.

Por kërkime të ndryshme sugjerojnë se shumica e mundësive për zbulim të hershëm dhe ndërhyrje janë të pakta. Në fakt, vlerësohet se shumica e kohës kur Ebola kalon nga kafshët e egra tek njerëzit, nuk zbulohet pothuajse fare, transmeton GazetaShneta.

Çdo shpërthim i Ebola fillon me një “ngjarje përhapëse”, ku një person infektohet nga një kafshë – për shembull lakuriqi i frutave. Nga kjo, njerëzit mund të infektojnë njerëz të tjerë. Sapo një shpërthim është përhapur në disa vende, kontrollimi i tij është jashtëzakonisht i vështirë, siç kanë treguar epidemitë në vitet e fundit, transmeton “Centre for Disease Control and Prevention”.

Një tipar kritik i infeksioneve të Ebola është se disa raste fillestare infektojnë shumë njerëz të tjerë, por shumica e rasteve (rreth 65%) nuk infektojnë askënd tjetër. Kjo do të thotë se çdo rast i izoluar – siç është rasti i parë kur ndodh një infektim – është ndoshta i vetmi rast.

Gjetja e këtyre rasteve është po aq e rëndësishme sa gjetja e faktorit që ka përhapur Ebolan sepse kështu mund të gjendet origjina e përhapjes.

Por reagimet e shpejta ndërkombëtare shpesh janë të ngadalshme, të komplikuara dhe të shtrenjta.  Rasti i Ebola tregon se si këto lloje të përgjigjeve nuk janë gjithashtu të përshtatshme për të ndërhyrë në momentet më të rëndësishme. Në vend të kësaj, është koha që të investohet më shumë në llojet e kapaciteteve primare lokale që mund të gjejnë dhe të kufizojnë shpërthimet e këtij virusi fatal si dhe të gjenden mjete precize që detektojnë burimin e tyre./GazetaShneta/

Artikulli paraprakZaimina, “nëna e muajit”
Artikulli i rradhës Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut me shumë dhurues në Kosovë

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm në Pejë: Mbi 3 mijë vizita specialistike dhe 23 lindje gjatë javës së kaluar

20/07/2026 Lajme

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.