Një studim i ri nga universiteti i Guelph zbuloi se gratë që përdorin produkte specifike të higjienës vaginale, ka 3 herë më shumë mundësi të marrin një infeksion vaginal krahasuar me ato që nuk përdorin.
Studiuesit pyetën 1,500 gra rreth shëndetit të tyre të përgjithshëm vaginal dhe çfarë produktesh përdornin për higjienën. 95% e tyre raportuan se përdorin produkte të ndryshme, si larësit vaginalë, hidratantë dhe letra të lagura. “Vagina është vetë-pastruese dhe duhet trajtuar me shumë kujdes. Nëse s’do ta fusnit në gojë, nuk duhet ta afroni me vaginën tuaj,” tregojnë ekspertët për ‘Women’s Health’.
Ja 6 gjëra që s’duhet t’i afroni me organin tuaj gjenital
Dezinfektues vaginalë
Ato që përdorin xhel dezinfektues janë 8 herë më shumë të predispozuara ndaj mykut dhe 20 herë më shumë ndaj infeksioneve bakteriale.
Larës
Vajzat që përdorin larës vaginalë janë tre herë më shumë të rrezikuara të preken nga infeksionet në rrugët urinare.
Letrat e lagura
Dy herë më shumë të rrezikuara për t’u prekur nga infeksionet në rrugët urinare.
Hidratantët
2.5 herë më të rrezikuara për t’u prekur nga myku vaginal.
Dushi vaginal
Dushi vaginal rrit rrezikun e marrjes së virusit HPV, që ndonjëherë mund të shkaktojë kancerin. Dushi vaginal është praktika e futjes së ujit dhe larësve brenda në vaginë në përpjekje për të larguar aromën e keqe, por ndërlikimet shëndetësore mund të jenë shumë serioze.
Produktet e depilimit
Depilimi me brisk apo me dyllë mund të jetë po ashtu i dëmshëm për shëndetin atje poshtë. Kur heq qimet pubike, hapen plagë të vogla në lëkurë ku mund të hyjnë bakteret./GazetaShneta/