Ajo ndjenja kur zemra rrah më shpejt në situata stresuese? Ose , kur pëllëmbët tuaja djersiten shumë kur ju duhet të përballeni me një detyrë apo ngjarje tejet kërkuese.
Këto janë shenja ankthi – reaksioni i natyrshëm i trupit tonë ndaj stresit.
Nëse nuk i keni njohur ende shkaktarët tuaj, këtu janë disa gjëra të zakonshme: dita juaj e parë në një punë të re, takimi me familjen e partnerit tuaj ose dhënia e një prezantimi para shumë njerëzve, transmeton GazetaShneta.
Por gjithkush ka nxitje të ndryshme të ankthit dhe identifikimi i këtyre nxitjeve është një nga hapat më të rëndësishëm në përballimin dhe menaxhimin e sulmeve të ankthit.
Identifikimi i shkakut tuaj mund të marrë kohë dhe vetë-reflektim. Ndërkohë, ka gjëra që mund të bëni për t’u përpjekur të ndihmoni qetësimin ose heshtjen nga ankthi juaj, raporton “Health Line”.
5 mënyra të shpejta për të përballuar ankthin
Nëse ankthi juaj është sporadik dhe ndërhyn në fokusin dhe detyrat tuaja, ka disa mjete të shpejta, që mund t’ju ndihmojnë të merrni nën kontroll situatën.
Kontrolloni mënyrën tuaj të të menduarit
Mendimet negative mund të zërë rrënjë në mendjen tuaj dhe të shtrembërojnë natyrën e situatës. Një mënyrë është që të sfidoni frikën tuaj, pyesni nëse janë të vërteta dhe shihni se ku mund ta rimerrni përsëri kontrollin.
Ushtroni një frymëmarrje të thellë dhe të fokusuar
Provoni të merrni frymë deri në 4 dhe ta nxjerrni jashtë në po të njejtën kohë dhe bëjeni brenda 5 minutave. Duke balancuar frymën tuaj, ju do të ngadalësoni rrahjet e zemrës e cila duhet të ju ndihmojë të qetësoni.
Përdorni aroma-terapinë
Qofshin në formë vaji, temjan, ose një qiri, aroma si livando, apo kamomil mund të jetë shumë qetësuese. Terapia përmes aromës mendohet të ndihmojë në aktivizimin e disa receptorëve në trurin tuaj, duke lehtësuar ankthin.
Shëtitje ose yoga për 5 minuta
Ndonjëherë, mënyra më e mirë për të ndaluar mendimet e shqetësuara është largimi nga ajo situatë që krijoji tërë atë stress. Duke i dhënë vetes ca kohë për t’u përqëndruar në trupin tuaj dhe jo mendjen, ju do ta humbni fokusin nga ndjenjat e ankthit dhe do të qetësoheni.
Mbani shënim mendime tuaja
Të mbani shënime rreth gjërave që ju shqetësojnë është një formë e mirë e largimit të ankthit pasi që kështu ju jeni duke i nxjerrë së jashtmi shqetësimet tuaja reale.
Këto truqe relaksuese janë veçanërisht të dobishme për ata që ankthin përjetojnë sporadikisht ose në mënyrë të çrregullt. /GazetaShneta/