Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

SHSKUK lë pa barna e materiale pacientët e hemodializës në Gjakovë

Lajme 20/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Muharrem Balia nga fshati Morinë i Gjakovës ka 33 vjet që është në dializë. Gjatë gjithë kësaj kohe, atij asnjëherë nuk i ka rastisur të përballet me mungesë të vazhdueshme të materialit shpenzues, që i duhet për hemodializë, sikurse këtë vit.

Ai tregon se ditët e fundit është dashur që me para nga xhepi i tij të blejë medikamentet e nevojshme por edhe materialin tjetër sikurse tretësirë, flasterat dhe gjilpërat, pasi të tilla po mungojnë në Spitalin e Gjakovës.

Por, këta pacientë detyrohen të blejnë medikamentet për dializë më shumë se një herë. Këtë e bëjnë rregullisht tri herë brenda javës, aq sa kanë nevojë për pastrim të gjakut, gjë që po iu kushton shumë.

Pacientët ankohen se edhe materiali është tejet i dobët dhe shumë shpesh ka pasur efekte anësore. Ata tregojnë se iu është thënë se ai u ndërrua nga Ministria e Shëndetësisë për të kursyer buxhetin.

Në këtë qendër të hemodializës, ku marrin shërbim 78 pacientë, tash e një vit nuk ka as mirëmbajtje të aparaturës, me të cilat kryhet dializa dhe gjashtë aparate janë jashtë funksionit, raporton KTV.

Aty mungojnë edhe pjesë rezervë për këto aparate dhe në momentin kur ka defekte teknikët nuk mund të intervenojnë, duke iu pamundësuar kështu pacientëve që ta kryejnë deri në fund dializën.

Në rast mungese të barnave, spitalit me buxhet të tij i lejohet të intervenojë vetëm deri në 100 euro, thonë drejtues të tij. Ndërsa SSHKUK-ja, përmes një përgjigjeje me shkrim, ka njoftuar se tashmë është lidhur kontrata për furnizim me materiale për dializë, pa dhënë detaje se kur do të ndodhë furnizimi.

Artikulli paraprakReagon Spitali “Fati im”, siguron pacientët se frytnimi i asistuar është kryer sipas ligjit
Artikulli i rradhës Sulmi ndaj infermieres Valone Spahiu, reagon Sindikata e Infermierëve

Ju sugjerojmë

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.