Për fat të keq, në shoqërinë tonë sëmundjet seksualisht të transmetueshme mbartin një stigmë të tmerrshme. Për shumë njerëz, një diagnozë e herpesit gjenital është lajmi më i keq që kanë marrë ndonjëherë.
Ndërsa përgjigjet ndryshojnë, gratë zakonisht përjetojnë tronditje, siklet, faj, frikë dhe zemërim. Shqetësim ekstrem është dhe nga fakti se ekziston frika e infektimit të të tjerëve, dhe për gruan shtatzënë, kjo frikë – është e mjaftueshme për të rritur nivelet e stresit shkruan motherandchildhealth.
Herpes gjenital është një virus kronik i përjetshëm që prek 20 deri në 25% të grave shtatëzëna.
Më pak se 0.1 përqind e foshnjave marrin herpesin neonatal.
Nëse merrni herpes për herë të parë gjatë shtatzënisë tuaj, veçanërisht në fund të saj, dhe është i pranishëm në traktin tuaj gjenital kur ju lindni rritet rreziku i transmetimit tek fëmija juaj ndërmjet vlerave 25 dhe 60 përqind.
Një infeksion i tillë mund të shkaktojë probleme jo vetëm me sytë dhe lëkurën e foshnjës, por me trurin e tij dhe sistemin nervor qendror.
Nëse keni një histori të herpesit para shtatzënisë, trupi juaj ka pasur kohë për të ndërtuar imunitet natyror ndaj virusit dhe fëmija juaj ka më pak rrezik të kontraktojë virusin.
Mjekësia tradicionale – Herpesin nuk mund të trajtohet me antibiotikë. Andaj këshillohuni me mjekun tuaj në lidhje me supresant viral me recetë për tremujorin tuaj të fundit, duke ndihmuar kështu për të shmangur një shpërthim në një kohë të caktuar .
Ndërsa sa i përket trajtimeve natyrore për shtypjen e shpërthimeve të herpesit përfshijnë një fokus në nivelet e stresit, dietën dhe stërvitjen, të cilat mund t’ju ndihmojnë të keni shpërthime më të pakta.
Së pari, shmangni stresin. Një shpërthim ka shumë më shumë gjasa të ndodhë nëse jeni e sëmurë, e lodhur, ose fizikisht apo emocionalisht e stresuar. Praktikoni joga, meditim, relaksim të thellë, stërvitje e rregullt dhe për të marrë ajër të freskët.
Së dyti, shikoni dietën ushqyese : Ekzistojnë dy aminoacide që kanë një ndikim mbi shpërthimin e infeksioneve – lizina dhe arginina. Lizina mund të pengojë sulmet kur arginina predispozon nënën tek ata.
Prandaj, është e këshillueshme që të hani ushqime të larta me lizinë dhe të zvogëloni ushqimet që janë të pasura me argininë
Ushqimet me lizinë përfshijnë: Patate, gjizë, kos, qumësht, perime të freskëta, bishtajore, fasule, lakër, fasule soje, dhe peshqit.
Ushqime të pasura me argininë (dhe për këtë arsye duhet të shmangen) përfshijnë: çokollatë, kakao, oriz ngjyrë kafe, rrush të thatë, farat e susamit, domate , speca jeshile , bajame, kafe, kokos, lajthi, kikirikë, fara luledielli, kokoshka, kërpudha, sheqer, çaj, bizele dhe arra.
Ju mund të blini shtesa të lizinës (rekomandimi është 500 mg në ditë për të mbajtur infeksionin larg dhe 500-1000 mg 2-3 herë në ditë kur është aktiv).
Shikoni shtimin e vitaminave dhe mineraleve të tjera që do të rrisin imunitetin. Ushqime të larta në zink, vitaminë E, A, B & C ndihmojnë në rritjen e rezistencës ndaj infeksionit./Gazeta Shneta/