Jeta në çift ndryshon shumë pasi vie në jetë një fëmijë. Gjërat ndërrojnë thuajse për 360 shkallë sidomos për çiftet e reja.
Përgjegjësia shtohet edhe për një person të tretë dhe prioritetet tani ndërrojnë, transmeton GazetaShneta.
E ky prioritet shpesh mund të devijojë aq shumë sa t’i kthejë partnerët kundër njëri-tjetrit pa asnjë arsye dhe me pavetëdije.
Për këtë shkak nënat dhe baballarët duhet të tregohen të vëmendjshëm që t’u kushtojnë rëndësi edhe momenteve të bashkimit si çift, si prindër të ri, si nënë dhe baba, shkruana “Motherly”.
Disa nga gabimet që partnerët fillojnë të bëjnë pasi bëhen më fëmijë:
– Krijojnë ndasi: Nëna dhe babi i foshnjes lumturohen kur vie në jetë një fëmijë mirëpo e harrojnë prezencën e njëri-tjetrit. Fillojnë të kërkojnë nga njëri-tjetri përmbushje të kushteve materiale ndëra nevoja emocionale i lënë anash.
– Angazhim total vetëm rreth fëmijës: Ndonëse foshnja kërkon vëmendjen më të madhe të prindërve e sidomos të nënës, kjo e fundit duhet të bëjë kujdes që të mos shpenzojë të gjitha energjitë vetëm në përkujdesin e të voglit. Në të kundërtën do të shkaktoj disharmoni familjare ku nevojat e papërmbushura të partnerit do të krijojnë hapësira për të qenë jo të lumtur në çift.
– E shohim njëri-tjetrin si prind: Nga aty ku nuk mund të qëndronin pa praninë e partnerit, çifti fillon të rëshqasë në një vetëdije më të ulët ku fillojnë të mendojnë se tani partneri ka vetëm dëtyra e përgjegjësi si baba ose si nënë dhe roli si person i thjeshtë nuk konsiderohet fare. Mbajeni jetën tuaj sentimentale të gjallë duke i dhuruar partnerit momente të bukura dashurie, ndonjë vlerësim çasti dhe përkujtojani njëri-tjetrit virtytet dhe anët pozitive./GazetaShneta/