Kur vie puna tek pelenat dhe ndërrimi i tyre i shpeshtë, nënat kanë shqetësimet se foshnjet mund të infektohen nga to.
Një shqetësim tjetër përpos infeksioneve është edhe ndikimi negative i pelenave tek foshnjet meshkuj, transmeton GazetaShneta.
Kjo për shkak se pelenat ndikojnë në ngritjen e temperaturës së testikujve; sipas disa studimeve është vërtetuar lidhja mes papjellorisë dhe testikujve të nxehur tej mase.
Por tani janë bërë disa studime tjera të cilat vërtetojnë se pelenat nuk bëjnë pjesë në faktorët seriozë për papjellori, shkruan “Standard Media”.
“Për shkak se foshnjat meshkuj fillojnë të prodhojnë spermatozoide deri në vitet e adoleshencës, kjo i bie që të mos ketë kurrëfarë rreziku”, ka thënë kryesuesi i studimit Mear Strauss.
Në të vërtetë temperaturat e larta tek organet gjenitale mund të kenë ndikim afatshkurtër në pjellorinë e mashkulllit. Por pos a kjo temperaturë të ulet, ashtu ulet edhe rreziku i prekjes nga infertiliteti.
Përndryshe, studimi ka gjetur se një faktor që ndikon në papjellori qysh në moshë të vogël është mbipesha.
Kujdesi ndaj ushqimit duhet të jetë primar nga prindërit që ushqejnë fëmijët e tyre me artikuj jo edhe aq të shëndetshëm për shëndetin e fëmijëve./GazetaShneta/