Anemia ndodh kur në gjak zvogëlohet numri i qelizave të kuqe të gjakut. Simptoma më e zakonshme e anemisë është lodhja. Shenjat dhe simptomat e tjera përfshijnë:
-Frymëmarrje të ngadaltë
-Marrje mendsh
-Dhimbje koke
-Duar dhe këmbë të ftohta
-Lëkurë të zbehtë
-Dhimbje gjoksi
-Aritmi (rrahje të parregullt të zemrës).
Mishin e gjoksit të pulës
Sipas dietologëve trupi thith dy deri në tre herë më shumë hekur nga kafshët sesa nga bimët. Sipas mjekut të famshëm Isabel Smith, mishi i bardhë i gjoksit të pulës është një ushqim shumë i mirë për të kuruar aneminë, pasi kështu konsumoni proteinat e gjakut nga kafshët.
Mish i kuq
Për të marrë të paktën 22% të sasisë së rekomanduar të përditshme të hekurit, shtoni mish të kuq në dietën tuaj. Për të maksimizuar përfitimin e hekurit, hani mish duke e shoqëruar me ushqime të pasura me vitaminë C, si domate, speca të kuq, luleshtrydhe, portokall, lakër të bardhë dhe brokoli.
Zarzavatet me gjethe të errëta
Ka dy lloje hekuri: Hekuri “Heme” që vjen nga burimet e kafshëve dhe hekuri “jo-heme” që vjen nga burimet bimore. Nëse mbështeteni te hekuri jo-heme, do t’ju duhet të rrisni sasinë e konsumuar nga produktet ushqyese që të siguroheni se po merrni mjaftueshëm hekur. Një burim i mirë me hekur është spinaqi i gatuar dhe i pagatuar. Spinaqi i gatuar do të ndihmojë trupin tuaj të absorbojë më mirë ushqyesit që ofron. Një filxhan spinaq i gatuar ka rreth 6 mg hekur, si dhe proteina, fibra, kalcium dhe vitamina A dhe E. Megjithëse spinaqi nuk është gjithmonë i preferuar për t’u konsumuar, sidomos nga fëmijët, prandaj ajo që mund të bëni është të gjeni receta të mira, si për shembull lazanja me perime.
Arrat dhe farat
Arrat dhe farërat janë shumë të mira për t’u konsumuar, pasi ato përmbajnë yndyrna dhe proteina të shëndetshme. Farat e kungujve dhe fistikat (stikat) janë të pasura me hekur dhe shumë të shijshme në konsumim. Në fakt, rreth 28 gramë fistika do t’ju ofrojnë 6.1% të hekurit që keni nevojë çdo ditë.
Bishtajoret
Soja, fasulja e kuqe dhe bishtajoret e tjera janë të gjitha të pasura me hekur, acid folik dhe vitaminë C. Thjerrëzat janë një bishtajore me veti të shumta – ato janë të shijshme si një përbërës i gjellës ose si pjesë e një vakti kryesor pa mish. Një filxhan thjerrëza të gatuara përmban 7mg hekur, 16g fibra dhe 18g proteina./GazetaShneta/