Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nga Anoreksia në Obezitet: Si ndikon pesha në zemrën tënde

Femina 28/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vetëm 5 kg bëjnë ndryshimin.

Të gjithë e kemi dëgjuar se mbipesha është e keqe për zemrën tënde. Por, duke qenë nën peshë, duket sikur është po aq keq: Sëmundja e zemrës është një ndërlikim i zakonshëm – madje edhe shkaku i vdekjes – tek njerëzit me anoreksi shkruan Health.clevelandclinic.

Si ndikon shëndeti i zemrës drejtpërdrejtë nga pesha juaj? Steven Nissen, Kryetar i Mjekësisë Kardiovaskulare, shpjegon në lidhje me këto cështje transmeton Gazeta Shneta.

Pyetje: Pse është mbipesha e keqe për zemrën tënde?

A: Kjo është studiuar mjaft gjerësisht. Ka një numër arsyesh:

-Rritja e peshës trupore shkakton presion të lartë të gjakut, i cili është një faktor rreziku për sulme në zemër, goditje dhe vdekje të papritur kardiake.

-Rritja e peshës trupore lidhet gjithashtu me kolesterolin e lartë, veçanërisht trigliceridet e larta dhe HDL të ulët (kolesteroli “i mirë“), i cili luan një rol kyç në sëmundjet e zemrës.

-Duke qenë i trashë do të thotë se ju keni më shumë gjasa të merrni diabetin, një faktor tjetër rreziku i sëmundjeve të zemrës.

-Qelizat e shëndosha, veçanërisht ato në zonën e barkut, janë aktive në mënyrë metabolike. Ato shkaktojnë inflamacion në trupin tuaj.

-Ne mund ta matim këtë inflamacion nga sasia e proteinës C-reaktive në gjakun tuaj – një faktor tjetër rreziku për sëmundjet e zemrës.

Të gjithë këta faktorë – presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, diabeti dhe inflamacioni – vijnë së bashku, duke krijuar një lidhshmëri të anomalive fizike të lidhura me sëmundjet e zemrës.

Pyetje: Pse është nën pesha e keqe për zemrën tuaj?

A: Kjo është më e diskutueshme. Disa studime mjekësore sugjerojnë për më pak rritje të sëmundjeve të zemrës teksa ju jeni nën peshë. Por shumë prej nesh mendojnë se nuk lidhen drejtpërdrejt.

Pacientët me anoreksi mund të kenë probleme të ndryshme shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, sepse ata janë të kequshqyer.

Nga kjo perspektivë, nuk është vetëm pesha e ulët që është e keqe për zemrën.

Pyetje: Sa ndryshim në peshë nevojitet për të përmirësuar shëndetin e zemrës?

A: Jo shumë. Humbja e vetëm pesë deri në gjashtë kg mund të ulë tensionin e gjakut prej 5 mmHg.

Zvogëlimi i peshës së trupit tuaj me vetëm 2 deri në 5 për qind (4 deri 10 kg në një person me 200 kile) do të rrisë HDL tuaj dhe do të ulë trigliceridet deri në 20 për qind.

Edhe një sasi modeste e humbjes së peshës bën një ndryshim të madh, duke përfshirë rrezikun për diabetin dhe inflamacionin.

SHBA ka një problem shoqëror me obezitetin. Rënia jonë e qëndrueshme në sëmundjet e zemrës gjatë 20-30 viteve të fundit është ngadalësuar nga epidemia aktuale e trashje. Nuk është e pazakontë që një njeri i ri prej 160 kile të bëhet njeri me moshë mesatare prej 240 kile.

Ne duhet të njohim shtimin e peshës siç po ndodh gradualisht dhe ta ndalojmë – para se të dalë jashtë kontrollit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakEfektet e peshës që mund të ndikojnë gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës A ka ndonjë gjë që unë mund të bëj për të parandaluar osteoartritin?

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.