Disa gjetje të reja po konkludojnë se bebet që fillojnë të ushqehen me ushqime të ngurta qysh kur bëhen 3 muajshe, do të flenë shumë më heret se ato që ushqehen vetë me qumësht gjiri apo formulë.
Megjithëse një gjë e tillë mund të tingëllojë tërheqëse për prindërit e rinj, për fat të keq ka një diferencë të madhe midis titujve dhe të dhënave të sakta, transmeton GazetaShneta.
Pjesa më e madhe e dëshmive të publikuara në këtë fushë në të vërtetë tregojnë të kundërtën. Në vitin 2015, në studimin e kryer nga Sëansea University, thuhet se as gjiri, as qumështi i formulës, as fillimi i përdorimit të ushqimeve të ngurta, as sasia e këtyre ushqimeve nuk ndikuan nëse një foshnje do të zgjohet në orën gjashtë apo në 12.
Një tjetër studim ka gjetur se as praktika e zakonshme e shtimit të drithërave të orizit në një shishe qumështi para gjumit nuk ka pasur efeket. Kjo metodë në fakt duhet shmangur për shkak të rrezikut të ngulfatjes, shkruan “WhatToExpect”.
Nga bebet e eksperimentuara, asnjëhera nuk ka treguar shenja të qarta nëse ushqimi i ngurtë ka ndikuar në kohën kur ato flenë ose kur zgjohen.
Studiuesit e pranojnë se ka pasur një ndryshim të vogël për vetëm disa minuta shtesë gjumi, por që sipas tyre, një kohë e shkurtë prej disa minutash të shtuar gjumë nuk bëjnë diferencën që ata kanë kërkuar.
Duhet patur parasysh se foshnja gjatë natës nuk zgjohet vetëm pse ka uri. Si cdo i rritur, ato mund të zgjohen kur kanë të ftohtë, nuk ndihen rehat, u kruhet lëkura etj.
Por edhe nëse ushqimi do të ishte arsyeja pse foshnjet nuk flenë, zgjedhja më e duhura do të ishte të ushqehej me më shumë qumësht sepse ai i mbush fëmijët me energji, proteina dhë yndyrë të shëndetshmë më shumë se çdo ushqim tjetër.