T’u bërit prind i ri sjellë me vete shumë përjetime të bukura, mirëpo në anën tjetër ndodhin edhe shumë gjëra stresuese që.
Është normale të ndiheni si të verbëra mes asaj që menduat se do të ishte, dhe realitetit. Por kjo mund të çojë në të gjitha llojet e emocioneve nga paniku dhe ankthi, nga pikëllimi për jetën tuaj të mëparshme dhe madje edhe (shpesh e feshur) një pendesë për rrugëtimin që e keni marrë për t’u bërë prindër, transmeton GazetaShneta.
Vetëm disa dekada më parë, familja, miqësitë dhe rrethi i gjerë familjar ishin shumë afër edhe me lokacion. Këto lidhje janë të rëndësishme në aspektin shoqëror, por edhe në aspektin e të mësuarit nga të tjerët dhe në shkëmbimin e informacionit. Mirëpo kohët moderne kanë sjellë një jetës më individuale ku vizitat familjarë janë bërë më të rralla, shkruan “The Convo”.
E pa këshilla të familjes dhe miqve, shumë prindër të rinj i drejtohen librave me këshilla për fëmijë. Megjithëse ekzistojnë një numër i madh i librave të prindërve, librat që promovojnë mënyra të vënies në gjumë të bebit hap pas happi, rutina të cuditshmë të të ushqyerit, ideja e shkëputjes së fëmijës nga dhoma e prindërve qysh në muajt e parë, janë disa ide që sipas njohësve të çështjes nuk do duhej të rekomandoheshin aq hapur.
Për shembull, kur nënat i lexojnë këto libra, ato inkurajohen që të vendosin foshnjet në një dhomë të veçantë. Megjithëse fatmirësisht e rrallë, foshnjat që flenë në një dhomë të ndryshme janë në një rrezik më të lartë të “Sindromit të Vdekjes së Papritur”. Kjo ndoshta është për shkak se prindërit nuk janë në dijeni të temperaturës në atë dhomë, ose se foshnja është sëmurë.
Ndërsa fjetja afër fëmijës së tyre mund të ndihmojë prindërit të rregullojnë frymëmarrjen e fëmijës, temperaturën apo rrahjen e zemrës.
Andaj, prindërit duhet të bëjnë kujdes që të mos besojnë e të mos praktikojnë gjithçka që shohin e lexojnë në libra apo edhe në internet./GazetaShneta/