Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Miqtë e Fëmijëve”, artistët kërkojnë zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve

Lajme 05/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), pas miratimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, kanë bërë një organizim në të cilin do të marrin pjesë disa personalitete pjesë e platformës avokuese të KOMF “Miqtë e Fëmijëve, e të cilët do të japin disa mesazhe sensibilizuese për zbatimin e ligjit.

Rona Nishliu u shpreh jashtëzakonisht e lumtur që Projektligji për Mbrojtjen e Fëmijëve u aprovua nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

“Si anëtare e platformës ‘Miqtë e Fëmijëve’, mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna e kam pasur brengë dhe e kam adresuar në vazhdimësi, duke kërkuar mbrojtje të fëmijëve nga të gjitha format e dhunës dhe abuzimit. Qëllimi kryesor i Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve është mbrojtja e fëmijës nga të gjitha format e dhunës fizike dhe mendore, abuzimit, keqpërdorimit, shfrytëzimit dhe neglizhimit, si dhe nga çdo dukuri tjetër që vë në rrezik jetën, sigurinë, shëndetin, edukimin, arsimimin dhe zhvillimin e fëmijës. Nga ana tjetër, ky ligj i vendos qartë përgjegjësitë e prindërve, familjes, shoqërisë dhe shtetit për kujdesin, mbrojtjen dhe zhvillimin e fëmijës. “I bëj thirrje të gjithëve të mobilizohemi për zbatimin e Ligjit me qëllim mbrojtjen e fëmijëve”, ka thënë ajo.

Eshref Durmishi aktor dhe producent, deklaroi se “Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve siguron të drejtën e fëmijës me aftësi të kufizuara për të përfituar nga shërbimet shëndetësore, sociale, edukative, si dhe çdo shërbim tjetër, sipas nevojave. Sipas këtij ligji, institucionet eliminojnë të gjitha barierrat infrastrukturore, sociale, mjedisore, institucionale dhe ligjore në fushat e arsimit, punësimit dhe arsimit profesional, kujdesit shëndetësor, rehabilitimit, aktiviteteve kulturore, argëtuese dhe sportive që fëmijët me aftësi të kufizuara të ushtrojnë të drejtat e parashikuara në këtë ligj.”

Shpat Deda u shpreh se aprovimi i Projektligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kuvendin e Kosovës është hap shumë i rëndësishëm për rregullimin kornizës ligjore për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë.

Deda u shpreh se Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve ndalon përfshirjen e fëmijëve në aktivitete që dëmtojnë sigurinë, shëndetin, moralin dhe zhvillimin psikofizik të tyre. Ndër të tjera, ky ligj siguron që fëmijëve të përfshirë në punë të rënda tu ofrohet ndihmë mjekësore dhe psikologjike, masa rehabilituese dhe riintegruese. Si anëtar i Platformës KOMF “Miqtë e Fëmijëve”, ju bëj thirrje të bëhemi bashkë për zbatimin e këtij ligji dhe për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve!”

“Miqtë e Fëmijëve” është platformë avokuese e përbërë nga personalitete me karrierë të suksesshme nga fusha e diplomacisë, artit, kulturës, sportit etj, e cila ka për qëllim të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e mbrojtjes së fëmijëve në të gjithë Kosovën, duke synuar rritjen e vetëdijësimit të institucioneve relevante dhe popullatës së gjerë, mbi rëndësinë e mbrojtjes së fëmijëve dhe investimin afatgjatë në fëmijë.

Artikulli paraprakSqarimi i MSH-së për QKMF Gjakovë: 320 mijë euro janë të planifikuara, jo mjete shtesë
Artikulli i rradhës Pse disa gra përjetojnë dhimbje më të mëdha para ciklit

Ju sugjerojmë

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.