Është moment që e ndryshon familjen, nënën por edhe tërë boën. Në momentin kur foshnja vjen në këtë botë, gjithçka ndryshon!
Momenti është historik ndëra fotografë në mbarë botën duan që ta kapin po këtë moment në disa shkrepje aparati, të cilat më pas flasin vetë, transmeton GazetaShneta.
Dhe në epokën e internetit, këto imazhe nuk rrinë gjithmonë vetëm brenda gjirit familjar. Fotografë e prindër po zgjedhin që të shpërndajnë me botën çaste intime personale.
“Motherly” ka përzgjedhur disa nga këto fotografi që me të vërtetë kanë thyer internetin dhe janë shpërndarë me qindra herë nëpër internet.
Në disa nga këto fotografi mund të shihni nënën shtatzënë në e shtrirë në ujërat e plasura në dyshemenë e spitalit. Ky është një rast që nëna duhet të jetë falenderuese që ia ka dalë deri në spital.
Një moment tjetër i ngjashëm që është po ashtu edhe tejet i ëmbël është fotografie ku shihen babai dhe nëna e cila ka lindur në ujë. Afërsia e partnerëve gjersa nëna e mban foshnjen në dorë, është një moment frymëzues.
Këtë lindje nuk e sheh shpesh. Në këtë imazh pasqyrohet më së miri se si jeton fetusi brenda qeskës amniotike. Por ky imazh ka kapur fytyrën e ëmbël të foshnjes e cila po bëhet gati të njoftohen me një rreth shumë të gjerë njerëzish e ambientesh.
“Surprizë, është djalë”, kështu është quajtur fotografia e sipërme. Nansy Ray është nëna e cila nuk kishte zbuluar gjininë e fëmijës që po bartte. Në momentin e lindjes ajo ka bërë këtë shprehje të bukur të fytyrës kur ka kuptuar se është bërë nëna e një djaloshi të vockël. /GazetaShneta/