Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Qytetarët gjermanë e kritikojnë ashpër ministrin Spahn për marrëveshjen me Kosovën

Lajme 16/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qytetarët gjermanë e kanë kritikuar ashpër ministrin e Shëndetësisë Jens Spahn për marrëveshjen me Kosovën. Komentuesit në faqen e tij zyrtare në Facebook kanë kërkuar kushte më të mira për infermierët gjermanë

Ministri i Shëndetësisë së Gjermanisë Jens Spahn qëndroi dje në Kosovë ku nënshkroi një Deklaratë të Përbashkët me homologun e tij kosovar Uran Ismaili. Kjo deklaratë parasheh që Gjermania të ndihmohet me rekrutimin e infermierëve nga Kosova për plotësimin e nevojave të sistemit shëndetësor gjerman. Ndërkaq Gjermania ka premtuar konsulencë për funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore për Kosovën.

Ministri gjerman Spahn deklaroi në Prishtinë se vendi i tij ka nevojë për dhjetëra mijëra infermierë dhe këtë numër planifikojnë ta përmbushin nga Kosova dhe vende të tjera. Ai e ka cilësuar si sukses arritjen e marrëveshjes me Kosovën për rekrutimin e infermierëve për nevoja të Gjermanisë.

Por kjo nuk po shihet si sukses nga qytetarët gjermanë. Kështu të paktën kanë komentuar në faqen zyrtare të Spahn në Facebook. Komentuesit gjermanë e kanë kritikuar ashpër ministrin për planet e tij që të punësojë infermierë të huaj, shkruan Gazeta Shneta.

Ata po konsiderojnë se sikur të kishte kushte më të mira dhe rroga më të larta, nuk do të kishte nevojë të punësonte qytetarë të huaj. Prandaj sipas tyre, qeveria ka vendosur që të mos përmirësoj kushtet për punëtorët gjermanë dhe vendet e lira t’i mbush me punëtorë të huaj. “Nëse do të krijoheshin kushte më të mira dhe më atraktive, besoj se do të kishim njerëz tanë që do të punonin”, ka shkruar Manuela K.M.

“Përmirësoni kushtet dhe paguani më mirë. Në Gjermani ka mjaft shumë njerëz që duan të punojnë, por në këto kushte nuk është i interesuar askush. Sigurisht se qytetarët e huaj pranojnë të punojnë me rrogat tona sepse ata do të fitojnë më shumë. Por kjo nuk është një arsye për neglizhimin e njerëzve në Gjermani”, ka shkruar një tjetër komentuese.

Një tjetër e ka quajtur si ditë të keqe për infermierët gjermanë dhe punëtorët e ardhshëm. “Sigurisht se është një ditë e keqe. Fillimisht paguani njerëzit tanë që janë shumë më profesional”, ka shkruar Maik. R.

Këtyre komenteve i janë përgjigjur zyrtarët e ministrisë gjermane. “Bundesministerium für Gesundheit” ka shkruar se planifikojnë përmirësimin e kushteve për infermierët gjermanë dhe se punëtorët e huaj janë vetëm një përkrahje për ta.

“Infermierët nga jashtë janë vetëm një ndihmesë për t’u çlodhur nga kjo situatë. Sigurisht se rroga dhe kushte më të mira duhet të krijohen për infermierët që punojnë aktualisht. Për këtë jemi të angazhuar”, thuhet në komentin e ministrisë.

Poashtu kjo ministri ka arsyetuar punësimin e infermierëve të huaj duke thënë se për momentin nuk ka punëtorë të mjaftueshëm për të plotësuar nevojat e sistemit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSi të ndaloni ngrënjen e thonjëve
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit

Ju sugjerojmë

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.