Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Policia arreston sërish Burdushin, dyshohet se shantazhoi një pacient

Lajme 26/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Policia e Kosovës në një aksion ka arrestuar sot Hysri Peçanin-Burdushin, i cili njihet si ‘mjek popullor’

Ky aksion që ka nisur që nga mëngjesi, është bërë pasi që Hysri Peçani i njohur si Burdushi po dyshohet se ka vazhduar që kundërligjshëm të ushtrojë veprimtarinë mjekësore ose farmaceutike, si dhe veprat tjera penale “shmangie nga tatimi”, “mashtrim” dhe për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Mësohet se gjatë kohës kur ka shkuar policia në vend të ngjarjes, aty janë parë disa pacientë që ishin drejtuar te mjeku popullor. Policia e prokuroria gjatë kësaj bastisje kanë siguruar prova të reja, si dhe kanë sekuestruar para e vetura.

Burdushi, gjithashtu, po hetohet për shantazh të një pacienti. Ai është arrestuar nga Policia e Kosovës, këtë e ka konfirmuar për Express avokati i tij, Asdren Hoxha.

Kujtojmë se Prokuroria Themelore e Prizrenit kishte ngritur aktakuzë ndaj Burdushit në nëntor të vitit të kaluar.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Burdushi akuzohet se nga data 20.06.2014 deri më 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër ose për t’i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e personit tjetër dhe me këtë rast të dëmtuarin.

Në këtë proces, merren vesh mes vete që i akuzuari Hysni Peqani – Burdushi, t’ia shërojë një anëtar të familjes që vuante nga depresioni, në kompensim të një shume prej 2 mijë eurosh, por që pas kalimit të një kohe pacienti nuk ka shfaqur shenja shërimi, dhe si rrjedhojë këtu i akuzuari Burdushi, të dëmtuarin e vë në lajthitje dhe mashtrim, duke i shkaktuar dëm material.

Me këtë, sipas aktakuzës, i njëjti ka kryer veprën penale të mashtrimit. /GazetaExpress

Artikulli paraprakAlarmon profesoresha e mjekësisë: Studentët po i kalojnë provimet me teste e haber nuk kanë
Artikulli i rradhës Shërimi i ngadaltë i negativitetit

Ju sugjerojmë

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.