Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

5 mitet e menstruacioneve që duhet t’i lini pas

Femina 30/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Përafërsisht gjysma e botës do të përjetojë ose ka përjetuar menstruacionet. Që nga viti 2017, populsia në botë numëron 7.53 miliardë njerëz nga të cilët 3.73 miliardë lindin me organe gjenitale femërore. Praktikisht të gjitha ato që kanë organe femërore do të kenë edhe cikel menstrual.

Seksi gjatë ciklit menstrual

Disa nga mitet më të përhapura në lidhje me menstruacionet gravitojnë rreth seksit gjatë ciklit menstrual, me pretendimin kryesor që mund të jetë se nuk mund të mbeteni shtatzënë gjatë menstruacioneve.

Sidoqoftë, kjo ide është plotësisht e rremë. Ndërsa është e vërtetë që në shumë individë menstruacioni është periudha kur ato janë më pak pjellore, kjo varet nga gjatësia e ciklit.

Nuk është e sigurtë t’i shtyni periudhat tuaja

Një tjetër keqkuptim i përhapur është se është e pasigurt të përdorni pilula për kontrollin e lindjes për t’ju mundësuar që të kaloni ciklin tuaj për një kohë të caktuar. Sidoqoftë, udhëzimet e fundit nga Rrjeti Kombëtar i Shëndetit të Grave tregojnë se është mirë të shtyni menstruacionet përmes pilulave të kontrollit të lindjes dhe shumica e gjinekologëve pajtohen që kjo qasje është e sigurt.

Nuk duhet të pastroheni

Disa mengojnë që të bësh banjë apo të bësh dush gjatë ciklit menstrual është e pasigurt. Kjo ndodh për shkak se uji i nxehtë stimulon gjakderdhjen ose sepse uji ju ndalon gjakderdhjen, gjë që mund të ketë efekte të këqija.

Ndërsa uji i nxehtë mund të ndihmojë në stimulimin e rrjedhës së gjakut kjo në të vërtetë mund të ndihmojë në lehtësimin e ngërçeve menstruale dhe lehtësimin e tensionit muskulor.

Periudhat e sinkronizimit

Një pyetje gjithëpërfshirëse për periudhat është se a mund të sinkronizojnë ato në të vërtetë. Për shembull, nëse dy ose më shumë gra kalojnë mjaft kohë së bashku a do të kenë periudha në të njëjtën kohë?

Nocioni i sinkronisë së periudhës u shfaq si një ide shkencore në vitin 1971. Ky artikull argumentoi se gratë që jetonin në lagje të afërta, shoqe dhome në një konvikt, kolegj ose ishin mike të ngushta përjetuan sinkronizim të menstruacioneve.

Studimet e bëra kohëve të fundit nuk zbuluan se shoqet e dhomës përjetuan sinkronizim menstrual.

Mitet e tamponit

Disa nga keqkuptimet më të vazhdueshme i referohen përdorimit të tamponëve për të përthithur gjakun e periudhës. Për shkak se një person duhet të futë një tamon në vaginë, disa njerëz mund të shqetësohen se kjo mund të shkaktojë disa dëme. Një shqetësim kryesor është që futja e një tamponi mund të pridhë himenin, i cili siç e ka keqkupimin popullor, është një “shenjë e virgjërisë”.

Për shkak se himeni është i shtritë, futja e një objekti aq të vogël sa një tampon nuk do të shkaktojë asgjë. Dhe pasi që gjatë menstruacioneve gjaku lubrifikon vaginën, futja e një tamponi nuk duhet të jetë e pakëndshme nëse bëhet si duhet./GazetaShneta/

Artikulli paraprakSi të kujdeseni për organin gjenital të vogëlushit tuaj
Artikulli i rradhës Asma gjatë shtatzanisë: efektet dhe trajnimi

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.