Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dy fëmijë kosovarë ndërruan jetë në spitalet e Turqisë brenda 2 javësh

Lajme 01/08/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Brenda 2 javësh dy fëmijë nga Kosova që kishin shkuar për të kërkuar shërim në Turqi, ndërruan jetë në spitalet e Stambollit

Foshnja 9 muajshe Dea Tahiraj që pësoi djegie të shkallës së 3-të, ra në koma dhe për shërimin e saj kërkohej ndihmë për ta dërguar jashtë vendit. Pacientja e vogël qëndroi në Intensivën Qendrore të QKUK-së për disa ditë derisa u mblodhën paratë për ta dërguar në Turqi.

Paratë u mblodhën dhe familja e dërgoi Dean në Stamboll, por vetëm një orë pas mbërritjes atje vogëlushja ndërroi jetë. Ende nuk ka ndonjë raport për gjendjen e saj pas mbërritjes në Turqi dhe për shkaqet e mundshme të vdekjes.

Vogëlushja tjetër, Blinera Berisha 8-vjeçare, ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme. Ajo ishte diagnostikuar me leukemi dhe shërimi i saj kishte kosto të lartë. Familja kërkoi ndihmë për ta dërguar në Turqi.

Por fatkeqësisht dje u njoftua se Blinera ka ndërruar jetë, ndërkaq sot do të bëhet varrimi i saj.

Edhe më herët është raportuar për vdekje të pacientëve që kanë paguar mijëra euro në spitalet e Stambollit dhe kanë gjetur vdekjen. Shteti nuk ka ndonjë raport për numrin e pacientëve të vdekur në Turqi apo edhe vende tjera të evropës. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakSpitali i Pejës: Mjekët kanë kryer 7 operacione për 24 orë
Artikulli i rradhës Bajraktari: Vendimet hakmarrëse primitive të drejtorit të SHSKUK nuk do të më frikësojnë

Ju sugjerojmë

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.