Pasi të bëni publik lajmin që jeni shtatzënë, mos u befasoni kur të fillojnë t’iu parashtrohen pyetje të njëpasnjëshme, të ndërlidhura me folklorizmat e popullit tonë.
Mitet që tregojnë gjininë e foshnjës në bazë të fryrjes së barkut, dhe shumë e shumë të tjerë, do t’i dëgjoni shumë shpesh! Por, shkencëtaret së fundi kanë vërtetuar njërin nga këto folklorizma të shtatzënisë.
Sipas Romper.com, ekspertët mjekësor kanë vërtetuar lidhshmërinë në mes aciditetit në lukth, që paraqitet në shtatzëni dhe flokëve të bebes, transmeton Gazeta Shneta.
Ky raport është publikuar në të përditshmen Birth, dhe gjatë studimit kanë analizuar 64 nëna, ku në 78% të kohës ato kanë përjetuar aciditet gjatë shtatzënisë së tyre. Pas ekzaminimit me anë të ultratingujve, është parë se bebet e këtyre nënave kishin kokën e stërmbushur me flokë.
Ndërsa, në anën tjetër nënat që kishin përqindje më të ulët të aciditetit, në fund të shtatzënisë, linden beben thuajse pa flokë fare. Tani e tutje, mos i paragjykoni fjalët e gjyshërve dhe stërgjyshëve kur iu ofrojnë këshillat e tyre për shtatzëni. /Gazeta Shneta/


