Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sa kontrolle me ultrazë duhet t’i bëni gjatë 9 muajve të shtatzënisë

Këshilla për shtatzëna 15/08/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në ditët e sotme shtatzënia duket se është kthyer në një “sëmundje” e cila kërkon kontroll të vazhdueshëm mjekësor edhe nëse mbarëvajtja është tepër normale.

Shpesh gruaja e gjen veten duke bërë pafund ekografi, kur në të vërtetë numri i tyre është i kufizuar. Sigurisht që këto ekografi kërkojnë një shpenzim të madh që në më të shumtën e rasteve nuk është i nevojshëm.

Sa është numri i këshillueshëm dhe përse gruaja kërkon të bëjë më shumë ekografi?

Mjekët këshillojnë që gjatë gjithë shtatzënisë gruaja të kryejë 3 ekografi, nga një për çdo trimestër, ndër të cilat më e rëndësishmja është ekografia morfologjike e cila kryhet gjatë trimestrit të dytë dhe jo më parë.

Arsyet që e çojnë një grua shtatzënë të shkojë më shpesh se kaq tek mjeku për të bërë ekografi (zakonisht 1 herë në muaj) është shqetësimi që ajo mund të ndiejë në lidhje me shëndetin e fëmijës, dëshira për të parë fëmijën, për të pasur sa më shumë fotografi të tij, nga ankthi për të pasur gjithçka nën kontroll.

Nëse shtatzënia është normale, pra nuk paraqet asnjë rrezik për fëmijën dhe gruan, gruaja nuk ndien asnjë shqetësim etj, nuk është e nevojshme të bëhen më shumë se 3 ekografi.

Fiksimi i nënave

Është vërtetuar se shumë nëna përdorin ekografitë (2D, 3D dhe 4D) për të krijuar video të fëmijës brenda uterusit, por diçka e tillë nuk këshillohet absolutisht nga FDA (administrata e ushqyerjes, medikamenteve dhe shëndetit), kjo pasi ultratingujt mund të nxehin indet duke shkaktuar dëmtime tek fetusi.

Sipas tyre gruaja duhet të bëjë më shumë eko në rast se shtatzënia e saj nuk ka një ecuri të mirë ose në rast se mban brenda barkut të saj më shumë se një fëmijë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSi duhet të veproni nëse keni temperaturë gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës Gjendja e lukthit të nënës tregon sa shumë flokë do të ketë foshnja në lindje

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.