Ekspertët kanë ditur prej kohësh se pirja e duhanit gjatë shtatzanisë vë në rrezik edhe nënën edhe foshnjës për komplikime, por hulumtimet e reja hedhin më shumë dritë se sa e rrezikshme mund të jetë.
Një studim i kohëve të fundit tregon që 22% e vdekjeve të papritura të befasishme të foshnjave në SHBA atribuohen pirjes së duhanit të nënës gjatë shtatzanisë, transmeton Gazeta Shneta.
Pa marrë parasysh sasinë e pirjes së duhanit gjatë shtatzanisë, madje edhe një cigare të vetme, dyfishohet rreziku për vdekje të parakohshme. Për nënat që pinë duhan nga 1 deri në 20 cigare në ditë, çdo cigare shtesë rrit mundësitë.
Megjithëse rreziku i pirjes së duhanit gjatë shtatzanisë duket mjaft i pranuar, rreth 7% e grave shtatzëna raportohet se pinë duhan gjatë shtatzanisë./GazetaShneta/