Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Historia e Autizmit përgjatë viteve të ndryshme kohore

Jetë 20/10/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mjekët kanë marrë një rrugë të gjatë që nga viti 1908, kur u përdor për herë të parë fjala autizëm. Ja një këndvështrim në historinë e çrregullimit të spektrit të autizmit.

Ju mund ta mendoni autizmin si një problem të ri sepse është bërë shumë më i përhapur vitet e fundit thotë Parents. Por në të vërtetë ka qenë në libra për më shumë se 70 vjet – dhe të menduarit tonë për këtë gjendjen ka ndryshuar në mënyrë dramatike gjatë kësaj kohe.

Këtu janë ngjarjet kryesore në historinë e autizmit përcjellur nga Gazeta Shneta.

1908: Fjala autizëm përdoret për të përshkruar një nëndegë të pacientëve skizofrenë, të cilët u tërhoqën dhe u zhytën në vetvete.

1943: Psikiatri amerikan për fëmijë Leo Kanner, boton një letër ku përshkruan 11 fëmijë të cilët ishin shumë inteligjentë, por shfaqnin “një dëshirë të fuqishme për vetminë” dhe “një insistim obsesiv mbi një element të vazhdueshëm”. Ai më vonë e emërton gjendjen e tyre “autizëm të hershëm infantil“.

1944: Një shkencëtar gjerman i quajtur Hans Asperger përshkruan një formë “më të butë” të autizmit që tani njihet si Sindromi Asperger. Rastet që ai raportoi ishin të gjithë djem të cilët ishin shumë inteligjentë por kishin probleme me ndërveprimet shoqërore dhe interesat specifike obsesive.

1977: Hulumtimet mbi binjakët zbulojnë se autizmi është shkaktuar kryesisht nga gjenetika dhe dallimet biologjike në zhvillimin e trurit.

1987: Zëvendësohet termi “autizmin infantil” me një përkufizim më të gjerë të “çrregullimit të autizmit”, dhe përfshin një listë kontrolli të kritereve diagnostikuese.

1991: Qeveria federale e bën autizmin një kategori të arsimit të veçantë. Shkollat ​​publike fillojnë të identifikojnë fëmijët në spektër dhe t’u ofrojnë atyre shërbime të veçanta.

1998: Një studim i botuar në “The Lancet” sugjeron që vaksina e fruthit-shytave-rubeolës (MMR) shkakton autizëm. Ky konstatim u zhbë shpejt.

2009: Qendrat e SHBA-ve për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) vlerësojnë se 1 në 110 fëmijë kanë çrregullime të spektrit autizëm. /Gazeta Shneta /

Artikulli paraprakTuberkulozi në shtatëzani : Efektet e sëmundjes të nëna dhe fetusi
Artikulli i rradhës Çka është perimenopauza dhe si ndikon në shëndetin e grave?

Ju sugjerojmë

Gratë vuajnë më shumë nga apnea e gjumit, por shpesh diagnostikohen më vonë

11/06/2026 Femina

SHBA miraton për herë të parë pas 20 vitesh një përbërës të ri për kremrat kundër diellit

11/06/2026 Jetë

Alarm nga studiuesit: Suplementi i njohur për dhimbjet e kyçeve mund të përshpejtojë Alzheimerin

11/06/2026 Jetë

Studimi i ri vë në pikëpyetje saktësinë e diagnozave të shëndetit mendor

11/06/2026 Jetë

Studimi i ri qetëson prindërit: Macet nuk e përkeqësojnë astmën te fëmijët

11/06/2026 Jetë

Futja e hershme e vezëve në ushqimin e bebeve mund të ulë rrezikun e alergjive

11/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.