Çka është perimenopauza dhe si ndikon në shëndetin e grave?

2019-10-20 në ora 20:00

Të gjitha gratë e dinë kohën kur iu ndalen periodat dhe arrijnë në menopazuë. Madje, shumë prej tyre e presin me padurim këtë fazë.

Por ajo që shumë gra nuk e dinë, është se ato gjithashtu do të shfaqin simptoma gjatë kohës që çon në menopauzë, shkruan medicalexpress. Kjo njihet su perimenopauzë, transmeton Gazeta Shneta.

Mesatarisht, perimenopauza zgjatë deri në katër vjet. Megjithatë, për disa gra mund të zgjasë për disa muaj, e për disa mund të zgjasë deri një dekadë. Gjatë kësaj periudhe, cikli menstrual i grave bëhet i parregullt. Gratë që nuk kanë lindur, ato me pubertet të hershëm dhe ato të cilave u zgjatë shkurt cikli menstrual, përjetojnë perimenopauzë më të hershme.

Çka ndodhë me hormonet – Vezoret prodhojnë hormone femërore (estrogjenin dhe progestoeronin), të cilat kontrollojnë menstruacionet dhe ovulacionin. Rreth moshës 30 vjeçare, te gratë këto dy hormone fillojnë të zvogëlohen. Mungesa e progesteronit mund të shkaktojë cikël menstrual të çrregullt, të zgjatur gjatë perimenopauzës.

Simptomat – Gjatë perimenopauzës, te gratë mund të shfaqen disa simptoma, si ndjenjë e nxehtësisë, djersitje të ftohta, ankth, lëkundje të humorit, lodhje, thatësi vaginale, urinim i shpeshtë, etj. Gjatë kësaj periudhe, gratë edhe mund të shtojnë në peshë.

Për gratë që kanë nevojë për këshilla mjekësore, trajtimi më i zakonshëm është MHT (Menopausal Hormone Therapy) e njohur edhe si terapia zëvendësuese e hormoneve. Kjo terapi hormonale mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave duke zëvendësuar nivelet e estrogjenit që bien natyrshëm gjatë perimenopauzës.

Megjithatë, gratë duhet t’i rishikojnë rreziqet apo efektet anësore para se të vendosin ta marrin këtë terapi dhe çdoherë duhet të konsultohen me gjinekologun edhe për mundësitë tjera.

Duhet theksuar se gratë ende e kanë ciklin menstrual gjatë perimenopauzës, andaj kontraceptivët mbeten të rëndësishëm. Kontraceptivët rekomandohet të përdoren dy vjet pas periudhës së fundit menstruale te gratë nën moshën 50 vjeç dhe një vit në ato mbi 50 vjeç.

Përdorimi i kontraceptivëve hormonalë të kombinuar (si tableta ose unaza vaginale) deri në moshën 50 vjeç janë të pranueshme nëse gratë rrezikohen nga sëmundje të zemrës ose tromboza. Po ashtu kontraceptivët hormonalë nuk duhet të përdoren krahas trajtimeve hormonale për menopauzën./Gazeta Shneta/