Gjatë jetës në hasim në shumë viruse dhe bakterie. Si pjesë e mekanizmit tonë mbrojtës, turpi jonë krijon antitrupa, për të na mbrojtur nga këto bakterie e viruse, shkruan NHS.
Lija e ujit, ky infeksion mund të jetë mjaft shqetësues si për nënën ashtu edhe për fëmijën brenda saj. Pothuajse 95% e grave janë imune ndaj lijës së ujit, por nëse kurrë nuk keni pasur këtë infeksion dhe bini në kontakt më dikë që ka këtë infeksion, duhet menjëherë të takoheni me doktorin për ndihmë profesionale.
Infeksione që mund të barten nga kafshët
Macja mund të përmbajë një infeksion mjaftë shqetësues që ndryshe njihet edhe si “toxoplasmosis infection. ”Kështu që gjatë kohës që jeni shtatzënë, siguroheni që të mos jeni në kontakt me mace, edhe nëse i doni shumë, duhet të qëndroni larg.
Hepatiti B, është një tjetër infeksion apo virus që e prek veshkën. Personat që kanë këtë virus mund të mos shfaqin simptoma sëmundje, por mund të jetë ngjitëse dhe t’i prek të tjerët.
Virusi mund edhe të bartet përmes marrëdhënieve seksuale, nëse personi tjetër është i infektuar. Nëse jeni diagnostifikuar me këtë virus, dhe jeni shtatzënë, do ja bartni edhe fëmijës tuaj.
Herpesi gjenital, infeksion i bartur përmes marrëdhënieve seksuale, kryesisht nga seksi oral. Nëse ju apo pratneri juaj keni këtë infeksion duhet të shmangni seksin për një kohe, ose atë oral, përndryshe ky infeksion i bartet fëmijës suaj./KlinikaMedica/