Gjithmonë pranë nënave të reja, ju del në ndihmë mamia Razije Musa me këshillat e saja të vlefshme dhe mjaft të dobishme.
Në rrjetin social “Facebook”, mamia Razije Musa, ka treguar një brengë të cilën shumë prindër e posedojnë shkruan GazetaShneta.
Bëhet fjalë për rrëzimet e fëmijëve që në shumë raste mund të jenë të lehta që nuk duhet njoftuar mjekun, mirëpo çfarë nëse te rrëzimi shfaqen disa shenja tjera të papritura e që mund të jenë mjaft shqetësuese për prindërit?!
Në vazhdim, mund të njoftoheni më shumë rreth kësaj çështjeje:
A JANË TË GJITHA RRËZIMET E FËMIJËVE ARSYE PËR TË KONTAKTUAR MJEKUN?
Të dashur prindër, pothuajse çdo ditë pranoj mesazhe përmes të cilave më tregoni që fëmija është rrëzuar dhe kërkoni këshilla se çka të bëni më tutje.
Ju duhet të jeni gjithmonë vigjilent edhe pse rrëzimet janë pjesë e jetës dhe duhet kuptuar që asnjë fëmijë nuk rritet pa u rrëzuar e lënduar lehtë dhe natyrshëm, pa pasoja.
Por nëse fëmija është rrëzuar, ju duhet të kontaktoni doktorin apo vizitoni direkt Emergjencën, nëse paraqiten një apo disa prej simptomave të mëposhtme:
1)Fëmija e humb vetëdijen
2)Ka frymëmarrje të vështirësuar
3)Nga veshët apo hunda i rrjedh gjak ose lëng i bardhë (si uji)
4)Bebëzat e syrit vërehen më të rritura
5)Ka gjakderdhje prej pjesës së butë të kokës te bebat
6)Shtangim i trupit dhe mos aftësi për të lëvizur
7)Ka të vjellura
8)Plagë serioze që vërehen me sy.
Lëndimet gjatë fëmijërisë janë pjesë e jetës prandaj edhe mos bëni panikë. Mësohuni të reagoni atëherë kur vërtetë duhet reaguar shpejtë.
Edhe nëse asnjë nga simptomat e lartëpërmendura nuk i ka fëmija juaj, ju gjithmonë kontrolloni nëse sjelljet e fëmijës ndryshojnë pas rrëzimit. Mos hezitoni të kontaktoni mjekun pediatër.
Me dashuri,
Razija /GazetaShneta/