Tradicionalisht, një shtatzëni geriatrike është ajo që ndodh në çdo kohë që një grua është mbi moshën 35 vjeçe. Por a është ky klasifikim një gjë e së kaluarës?
Është e drejtë pjesa kur kemi thënë se: Mosha është vetëm një numër kur bëhet fjalë për të kuptuar faktorët e rrezikut të një gruaje gjatë shtatëzanisë shkruan Parents.
Gjithnjë e më shumë, mjekët po shikojnë individin, dhe se si luan një rol gjenetika e saj, historia e shëndetit dhe gjendja aktuale shëndetësore përcjell Gazeta Shneta.
-Konceptimi i shtatëzanisë pas moshës 35 vjece
“Faktori numër një është me të vërtetë shëndet i nënës,” thotë Kecia Gaither, specialiste e mjekësisë fetale të nënave në New York City.
“Nëse nuk kemi dicka shqetësuese në lidhje me shëndetin e saj, aftësia e një gruaje për t’u ngjizur është e njëjtë dhe pas moshës 35 vjeçe”- u shpreh ajo.
Por doktor Gaither nga ana tjetër, dëshiron që gratë ta kuptojnë faktin e thjeshtë biologjik: “Ndërsa plakeni, numri i vezëve që keni do të zvogëlohet”.
” Mundësia e arritjes së një shtatëzënie në një cikël menstrual, fillon të bjerë ndjeshëm në fillim të viteve 30ta, me një rënie më të shpejtë disa vjet më vonë rreth moshës 37 vjece,” shpjegon Margarita Mercado-Medina.
Këtu janë disa nga pikëpamjet e doktorëve të fushës Gjinekologjike e Obstetrike në lidhje me moshën e nënës dhe fazën geriatrike dhe si mund të ndikon mosha në procesin e shtatëzanisë. /Gazeta Shneta /