Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sindromi ovarian policistik dhe fertiliteti i grave : Si afekton kjo gjendje në procesin e shtatëzanisë

Femina 29/12/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sindromi ovarian policistik,  është një dukuri që prek rreth 1 në 15 gra. Gratë që kanë sindromin shpesh nuk prodhojnë sasi të mjaftueshme të hormoneve të nevojshme për ovulim.

Ovaret mund të zhvillojnë qese të mbushura me lëng që prodhojnë androgjene, një hormon mashkullorë që normalisht gjendet në sasi më të vogël tek femrat. Androgjenët mund të ndikojnë në ciklin menstrual dhe të shkaktojnë simptomat e sindromit ovarian shkruan Medicalnewstoday.

Përveç kësaj, mund të vie edhe tek rezistenca ndaj insulinës dhe kjo do kontribon në rritjen e peshës që shumë gra përjetojnë me sindromi ovarian policistik transmeton gazeta Shneta.

Cilat janë simptomat e sindromit ovarian policistik?

Një periudhë e parregulltë e ciklit menstrual është një shenjë e dukshme tek sindromi ovarian. Gjatë kësaj faze, gratë mund të kenë gjashtë ose më pak periudha të ciklit në një vitë, krahasuar me ciklin e rregulltë që është dymbëdhjetë ose trembëdhjetë në vitë.

Gratë me sindromin ovarian shpesh kanë akne që kanë persistuar që nga periudha e adoleshencës;

Shtimi në peshë në këtë fazë ose vështirësi në humbjen e peshës janë tjetër simptomë e sindromit;

Shumë gra përjetojnë hirsutizëm, ose “rritjen e qimeve të meshkujve” në fytyrë, krahë dhe këmbë;

Trajtimi

Gratë që janë diagnostifikuara me sindromin, mjeku mund ti rekomandojë pilula kontraceptive ose kontraceptivë të tjerë hormonal për të kontrolluar periudhat e parregullta.

Pilulat e kontrollit të lindjes mund të trajtojnë aknet dhe rritjen e tepërt të flokëve që është e zakonshme në gratë me këtë sindrom dhe gjithashtu parandalojnë shtatzëninë.

Mund të përshkruhet progestina për të nisur fillimin e menstruacioneve.

Dhe poashtu, mjekët rekomandojnë që gratë me mbipeshë të përpiqen të humbin peshën përmes të ushqyerit dhe stërvitjes. Humbja e peshës mund të ndihmojë gratë të kenë periudha më të rregullta dhe gjithashtu ul nivelin e insulinës.

Për gratë me sindromin, që përpiqen të mbesin shtatzënë, një dietë e shëndetshme dhe stërvitje e rregulltë mund të ndihmojnë në humbjen e peshës, gjë që mund të ulë sheqerin në gjak dhe të përmirësojë aftësinë e trupit tuaj për të përdorur insulinën.

Gratë shtatzëna qoftë me një fëmijë ose shtatzëni të shumëfishtë dhe kanë sindromin policistik duhet të jenë në monitorim të vazhdueshëm sepse janë të predisponueshme për zhvillimin e diabetit gestacional dhe me shumë gjasë të kenë dhe presionin e lartë të gjakut gjatë shtatëzanisë./Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakSi manifestohet gjendja si dehidrimi në shtatzëni dhe si trajtohet kjo gjendje
Artikulli i rradhës A ndihmon acidi folik në fertilitetin tuaj

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.