Nëse kjo është hera juaj e parë që kaloni shtatzëninë ose nëse është hera e parë që përjetoni diarre gjatë shtatzënisë, vazhdoni të lexoni për të mësuar se sa shpejt pasi keni përjetuar diarre fillon puna e lindjes.
A mund të jetë diarrea një shenjë e lindjes?
Po. Diarrea është shenjë e punës dhe ndodh në rast të punës aktive kur fëmija po përgatitet të dal në botën tjetër shkruan parenting.firstcry, transmeton GazetaShneta.
Faktet që duhet të dini
Ju mund të përjetoni shumë simptoma nga ngërçet menstruale, thyerja e ujit, dhimbjet e shpinës dhe një ndjenjë e ngrohtë në barkun tuaj para lindjes. Pavarësisht dhimbjes, këta janë tregues të mirë që ju jeni shumë afër lindjes dhe takimit të vogëlushit tuaj. Diarrea është një pjesë plotësisht e natyrshme e shtatzënisë dhe megjithëse e pakëndshme, është një tregues pozitiv i gjërave që lëvizin në drejtimin e duhur.
Çfarë mund të bëni nëse përjetoni diarre para lindjes?
Ja çfarë mund të bëni nëse keni shenjë diarre:
-Hani ushqime të vogla, por të shpeshta për të vazhduar sigurimin e ushqimit për trupin tuaj. Shmangni ushqimet e qumështit, të pasura me fibra dhe çdo gjë që është acid.
-Qëndroni të hidratuar
-Qëndroni pranë banjës
-Shmangni marrjen e ilaçeve kundër diarresë pasi ato mund të shkaktojnë ndikim në punën dhe lindjen e foshnjës./GazetaShneta/


