Përveç të gjitha gëzimeve që vajzat sjellin në këtë botë, rezulton se ato gjithashtu mund të shtojnë disa vite në jetën e babait, thotë një studim i ri.
Gjatë hulumtimit u zbulua s edjemtë nuk kishin asnjë lloj ndikimi tek baballarët e tyre, transmeton Gazeta Shneta.
Megjithatë, u zbulua se numri i vajzave ishte i lidhur me jetëgjatësinë e babait.
Studimi më tej pohori se sa më shumë vajza ka, aq më gjatë do të jetojnë. Për të qenë të saktë, 74 javë më shumë për secilën vajzë të lindur. Ky është një lajm i shkëlqyeshëm për të gjithë baballarët por jo për nënat.
Sipas një studimi të botuar në American Journal of Human Biology, të dy, djemtë dhe vajzat kanë ndikim negativ në shëndetin e një nëne dhe zvogëlojnë jetëgjatësinë e saj. Një studim tjetër zbuloi se gratë që qëndrojnë beqare për më gjatë janë më të lumtura./GazetaShneta/