Një studim i ri tregon një korrelacion midis vjelljes gjatë shtatzanisë dhe zhvillimit afatgjatë neurokognitiv të fëmijëve.
Studiuesit treguan se nënat e fëmijëve të cilat kishin pasur të vjellura gjatë shtatzanisë shënuan rezultate më të larta në disa teste njohëse, transmeton Gazeta Shneta.
Një shpjegim i mundshëm mund të jetë niveli i ndryshëm i hormoneve, thonë studiuesit. Sipas një hipoteze, të vjellat zvogëlojnë marrjen e kalorive, duke zvogëluar sekretimin e insulinës.
Insulina e ulët, nga ana tjetër, rrit nivelet e hormoneve të tjera që dihet se luajnë një rol në zhvillimin e një placente të shëndetshme dhe një furnizim të shëndetshëm të gjakut në trurin e foshnjës. /GazetaShneta/