Koronavirusi i ri njihet dhe si SARS-CoV-2, i cili qëndron prapa sindromës së rëndë akute të frymëmarrjes.
Të dhënat na tregojnë se SARS-CoV-2 mund të përhapet lehtë dhe të shkaktojë sëmundje kërcënuese për jetën te disa grupacione të ndjeshme shoqërore shkruan Healthline.
Disa njerëz kanë simptoma të buta deri në mesatare, ndërsa të tjerët kanë simptoma të rënda të Covid-19.
Këtu janë faktet mjekësore për të na ndihmuar të kuptojmë se si të mbrohemi më mire, fillimisht veten dhe pastaj të tjerët përcjell Gazeta Shneta.
1) Lani duart shpesh dhe me kujdes
Përdorni ujë të ngrohtë dhe sapun dhe fërkoni duart për të paktën 20 sekonda. Ju gjithashtu mund të përdorni një sapun antibakterial dhe antiviral.
Përdorni sanitizuesin e duarve kur nuk mund të lani duart siç duhet.
2)Shmangni prekjen e fytyrës tuaj
SARS-CoV-2, mund të jetojë në sipërfaqe të forta deri në 72 orë. Ju mund ta merrni virusin në duart tuaja nëse prekni një sipërfaqe si një ‘karrem’, dorezë ose celularin tuaj.
Shmangni prekjen e ndonjë pjese të fytyrës ose kokës tuaj, përfshirë gojën, hundën dhe sytë.
Gjithashtu shmangni kafshimin e thonjve tuaj. Kjo mund t’i japë SARS-CoV-2 një shans për të shkuar nga duart tuaja direkt në trupin tuaj.
3)Ndaloni shtrëngimin e duarve dhe përqafimet (tani për tani)
Në mënyrë të ngjashme, shmangni prekjen dhe kontaktet me njerëzit e tjerë.
Lëkura në kontakt me lëkurën tjeter mundëson kalimin e SARS-CoV-2 nga një person tek një tjetër.
4)Mos i ndani gjërat personale
Mos i ndani artikujt personale si telefoni, kozmetikë ose krehërit për flokë. Është gjithashtu e rëndësishme të mos ndani enët e ngrënies.
5)Mbuloni gojën dhe hundën kur kollitni dhe teshtini
SARS-CoV-2 gjendet në sasi të mëdha në hundë dhe gojë. Kjo do të thotë se mund të bartet nga pikat e ajrit te njerëzit e tjerë kur kolliteni ose teshtitni.
Mund të bie gjithashtu në sipërfaqe të forta dhe të qëndrojë atje deri në 3 ditë.
Përdorni një palomë ose teshtisni në bërryl tuaj për të mbajtur duart tuaja sa më të pastra që të jetë e mundur.
Lani duart tuaja me kujdes pasi të teshtitni ose kolliteni, pavarësisht.
6)Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet
Përdorni dezinfektuesit me bazë alkooli për të pastruar sipërfaqet e forta në shtëpinë tuaj si banakë, doreza, mobilje dhe lodra.
Pastroni gjithashtu telefonin, laptopin dhe çdo gjë tjetër që përdorni rregullisht disa herë në ditë.
Dezinfektoni zonat pasi të keni sjellë sende ushqimore ose pako në shtëpinë tuaj.
Përdorni zgjedhjet si uthull të bardhë ose peroksid hidrogjeni për pastrim të përgjithshëm midis sipërfaqeve dezinfektuese.
7)Merreni distancimin shoqëror seriozisht
Nëse mbani virusin SARS-CoV-2, ai do të gjendet në sasi të mëdha në pështymën tuaj. Kjo mund të ndodhë edhe nëse nuk keni simptoma.
Distanca sociale do të thotë të qëndrosh në shtëpi dhe të punosh në distancë kur është e mundur.
Nëse duhet të dilni për nevoja, mbani një distancë prej 6 metrash nga njerëzit e tjerë. Ju mund të transmetoni virusin duke folur me dikë që është në kontakt të ngushtë me ju.
8)Mos u mblidhni në grup
Të qenit në një grup e bën më të predispozuar që ju të jeni në kontakt të ngushtë me dikë.
Kjo përfshin shmangien e të gjitha vendeve fetare të adhurimit, pasi mund t’ju duhet të uleni ose të qëndroni shumë pranë një grupacioni tjetër.
9)Vetë-izolohuni nëse jeni të sëmurë
Thirrni mjekun tuaj nëse keni ndonjë simptomë. Qëndroni në shtëpi derisa të shëroheni.
Shmangni qëndrimin, gjumin ose ngrënie me të dashurit tuaj edhe nëse jetoni në të njëjtën shtëpi. /Gazeta Shneta/