Leonardo, një bebe gjashtë muajsh dhe Italica Grondona, një grua 102-vjeçare të dytë i mbijetuan virusit ku edhe u përballën me një betejë të gjatë në spital.
Leonardo i vogël kohët e fundit është kthyer në shtëpi në Corbetta në rajonin verior italian të Lombardisë, pasi fitoi një betejë 50-ditore kundër Covid-19 shkruan Dailymail transmeton Gazeta Shneta.
Kryetari i bashkisë lokale Marco Ballarini e quajti beben Leonardo “fytyrën e mrekullueshme e shpresës”.
Ai tha: “Sot kemi një arsye për të buzëqeshur dhe të jemi të lumtur, të ndjehemi sikur jemi pjesë e një komuniteti. Sot, ne shikojmë fytyrën e mrekullueshme të shpresës”.
“Faleminderit shumë Leo, dhe faleminderit prindërve tuaj që kurrë nuk hoqën dorë. Ata sollën verën në zemrat e të gjithë qytetarëve të Corbetta! Forca Corbetta!”
Nëna e foshnjës u tha mediave lokale:
“U shqetësova shumë, veçanërisht netëve. Unë uroj që asnjë nënë të mos kaloj përmes kësaj sfide”.
Ndërkohë, një grua italiane 102-vjeçare nga Xhenova, gjithashtu në Italinë Veriore, ka bërë një shërim të mrekullueshëm pasi është infektuar me koronavirus dhe kaloi 20 ditë në spital.
Në fillim të këtij muaji, Italica Grondona erdhi me simptoma të virusit të fundit dhe u pranua në spital me dështim të butë të zemrës, por që atëherë ajo është larguar nga mjekët duke thënë se “virusi u dorëzua para saj”.
Mjekët ishin aq të impresionuar me rastin saqë vendosën ta studionin atë më thellësisht, megjithëse Dr. Sicbaldi pranoi që vetë ai bëri “shumë pak” për të kuruar Grondonën.
Dr. Sicbaldi tha: “Ajo kishte vetëm disa simptoma të buta të koronavirusit, kështu që ne e testuam atë dhe ajo ishte pozitive, por ne bëmë shumë pak, dhe ajo u shërua vetë”.
Duke pasur parasysh pleqërinë e Grondonës, mjekët thanë që ishte e mundur që ajo ishte pacientja e vetme që ata kishin trajtuar dhe se supozohej se kishte mbijetuar edhe nga pandemia e gripit spanjoll të vitit 1918, ku vlerësohet se ky grip të ketë vrarë rreth 50 milion njerëz, pasi ndërmorën testime shtesë mbi të.
“Ne morëm mostra serologjike, ajo është pacientja e parë që e dimë se mund të ketë kaluar gripin spanjoll që nga lindja në vitin 1917,” shtoi Dr. Sicbaldi.
Ajo do të kishte qenë rreth moshës së Leonardo kur gripi spanjoll po endej nëpër Evropë.
Sipas shifrave të fundit nga Universiteti Johns Hopkins, Italia ka regjistruar 101,739 raste të vdekjeve të COVID-19, 11.591 vdekjeve dhe 14.620 rikuperimeve. /Gazeta Shneta/