Shenjat klinike të Covid-19 në shumicën e rasteve janë pothuajse të njëjta me ato të gripit apo viruseve tjera respiratorë. Por megjithatë janë raportuar edhe raste me manifestime neurologjike dhe një prej tyre vjen nga Kina i cili lidhet me sindromin ‘Guillain-Barre’
Më 23 janar një grua e moshës 61 vjeçare paraqitet në spitalin qendror në Jingzhou të Kinës me dhimbje progresive brenda një dite në të dy këmbët. Ajo ishte kthyer nga Wuhan më 19 janar, por nuk kishte simptoma të koronavirusit, temperaturë, kollë e thatë, dhimbje të gjoksin, diarre. Rasti është raportuar në revistën ‘The Lancet’ nga mjekët Hua Zhao, Dingding Shen, Haiyan Zhou, Jun Liu, Sheng Chen nga departamenti i neurologjisë në spitalin qendror në Jingzhou të Kinës, shkruan Gazeta Shneta.
Temperatura e saj e trupit ishte 36.5, saturimi 99 për qind me ajrin e dhomës, frymëmarrja 16 për minutë, ndërkaq mushkëritë nuk shfaqnin ndonjë gjendje jonormale. Ekzaminimi neurologjik zbuloi dobësi simetrike dhe refleks të dobët në të dy këmbët dhe shputat. Tre ditë pas pranimit në spital simptomat e saj përparuan dhe tanimë forca e muskujve në këmbë dhe duar ishte dobësuar, e poashtu edhe ndjesia e prekjes së lehtë ishte ulur ndjeshëm.
Pas monitorimit të nervave në ditën e pestë pacientja u diangostikua me sindromin ‘Guillain-Barre’ dhe iu injektua imunoglobulinë intravenoze. Ndërkaq në ditën e tretë pacientja zhvilloi kollë të thatë dhe temperaturë 38.2, CT shfaqi simptoma edhe në mushkëri, ndërsa strishoja orofaringeale i doli pozitiv në SARS-CoV-02.
Pacientja është transferuar menjëherë në dhomën e izolimit në repartin e infektives dhe u trajtua me barna antivirale, lopinavir dhe ritonavir. Pacientja tregoi shenja graduale të përmirësimit në ditën e 20-të, ndërsa në ditën e 30-të kur u lirua nga spitali iu rikthye edhe normaliteti në muskujt e këmbëve dhe shputave, e poashtu edhe reflekset. Ndërkaq rezultoi negative në testin për Covid-19.
Ky ishte rasti i parë i raportuar për lidhje të sindromit ‘Guillain-Barre’ me koronavirusin. Mjekët që e kanë raportuar këtë rast dyshojnë se gruaja ishte infektuar gjatë qëndrimit të saj në Wuhan, ndërsa virusi pastaj mund të ketë shkaktuar sindromin. /Gazeta Shneta/