Koronavirus është një sëmundje infektive që është konfirmuar në pothuajse tre milion e gjysmë njerëz në të gjithë botën.
Ju mund të infektoheni me COVID-19 nëse filloni të prodhoni më shumë pështymë se normalja, është pohuar nga rastet e fundit, shkruan Express.co.uk
Prodhimi i një sasie më të madhe të sputumi ose gëlbazës se ajo e normalës është një nga simptomat më të zakonshme të koronavirusit, sipas shkencëtarëve kinezë transmeton Gazeta Shneta.
Studiuesit krahasuan të gjitha simptomat e COVID-19 nga 55,000 pacientë në Wuhan, Kinë – ku besohet se virusi ka origjinën.
Rreth një e treta e atyre pacientëve raportuan se prodhonin sputum të tepërt.
Ndërsa pacientët e tjerë me koronavirus raportuan vetëm një ethe, kollë të thatë dhe lodhje të shpeshtë sesa të prodhonin më shumë pështymë.
Sputum është një mukus i trashë që është pak më ndryshe nga pështyma,
Zakonisht prodhohet për të mbajtur lagështinë e traktit respirator, në mënyrë që çdo material i huaj – pluhur ose viruse, për shembull – të mos jetë në gjendje të dëmtojë indet.
Trupi mund të bëjë më shumë sputum kur një infeksion po sulmon mushkëritë, raportoi dhe burimi Medical News Today. /Gazeta Shneta/