Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Prof. Lul Raka thotë se kryeministri u testua për Covid-19, Qeveria e demanton

Lajme 12/05/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Prof. Dr. Lul Raka
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mikrobiologu Prof. Lul Raka ka deklaruar sot se kryeministrit Albin Kurti dhe stafit të tij i janë marr mostrat sot për testim, por këtë e ka mohuar zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu i cili ka kërkuar nga Raka që të sqarojë deklaratën e tij.

Raka kishte thënë në një emision se mostrat e kryeministrit dhe stafit të tij ishin dërguar për testim në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare në kuadër të IKSHPK’së.

“Rezultatet e analizave të kryeministrit dhe stafit të tij priten sot në mbrëmje nga ora 20:00- 22:00. Nuk e di sa persona janë. Janë disa përfaqësues edhe tek ministria e Integrimeve Europiane, ministri me stafin e vet dhe po ashtu edhe nga stafi i kryeministrit. Numrin e saktë nuk e di”, tha ai në Euroneës Albania.

Por ndryshe thonë nga Qeveria. Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë për Express se askush nga stafi i kryeministrit nuk është testuar, e as vetë Kurti.

“Une mund ta konfirmoj se as Kryeministri as stafi i tij nuk jane testuar sot gjate dites per COVID-19. Ne, Kryeministri dhe stafi i kabinetit te tij, sot kemi qene ne vetizolim ne pritje te rezultatit te testit te zyrtarit te MIE, i cili u dyshua se mund te jete infektuar, por qe u vertetua se perfudimisht nuk eshte infektuar me COVID-19’’, tha ai.

‘’Ftojme z. Raka, kontributin e te cilet e cmojme shume, qe te qartesoje deklaraten e tij lidhur me testimin e Kryeministrit dhe kabinetit te tij, pasiqe e njejta nuk qendron.’’, shtoi Kryeziu për Express.

Artikulli paraprakA do ta largojnë koronavirusin temperaturat e larta? Studimet thonë jo
Artikulli i rradhës Sqarohet Prof. Lul Raka, i kërkon falje kryeministrit dhe qytetarëve për keqkuptimin

Ju sugjerojmë

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.