Grace Havens, është diagnostikuar me ‘Henoch-Schönlein Purpura’ (HSP) – thuhet se është e ngjashme me sëmundjen Kawasaki, mamaja e saj beson se është shkaktuar nga Covid-19 edhe pse kjo nuk është konfirmuar.
Një vajzë 13-vjeçare u shtrua në spital me një sëmundje inflamatore pasi zhvilloi një skuqje të ashpër, dhimbje të forta dhe organe të përflakura raporton Mirror.co.uk
Poashtu, është thënë se sëmundja Henoch-Schönlein Purpura (HSP) është e ngjashme me sëmundjen Kawasaki dhe përshkruhet si një gjendje dytësore e shkaktuar nga një sëmundje fillestare – primare transmeton Gazeta Shneta.
Nëna e saj, Rachel Havens, beson se sëmundja e së bijës u shkaktua nga Covid-19.
Ajo dhe burri i saj, terapisti psikologjik Justin Havens, 52 vjeç, janë në pritje të një testi të antitrupave për të provuar dhe konfirmuar këtë.
Nëna Rachel ka ndarë fotografi tronditëse të skuqjes së Grace për të rritur ndërgjegjësimin për HSP dhe tha: “Unë personalisht besoj se Covid-19 është përgjegjës për ashpërsinë e sëmundjes së saj”.
“Ndërsa na është thënë se shumica e fëmijëve do të jenë të padëmtuar nga Covid-19, duket se ka një numër të cilët preken rastësisht”.
“Kjo është arsyeja pse unë ndjeva se ne duhet të ndajmë historinë e vajzës sonë, me qëllim të ndërgjegjësimit me shpresën se ndërsa shkenca përparon, më pak jetë do të preken”- përfundoi nëna Rachel. /Gazeta Shneta/