Shëndeti i nënës dhe i foshnjes janë thelbësore gjatë shtatzënsië. Nëse lindja ka të ngjarë të ndodhë në javën e 36-të, është thelbësore të kuptohen të gjitha rreziqet dhe përfitimet.
Lindja e parakohëshme mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm që mund të rrezikohet edhe shëndeti i nënës dhe bebit shkruan MedicalNewsToday, transmeton GazetaShneta.
Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG) nuk rekomandon të nxisni vullnetarisht lindjen para javën së 39-të, nëse nuk ekziston ndonjë nevojë mjekësore për ta bërë këtë.

Shumica e bebeve të lindura në 36 javë janë përgjithësisht të shëndetshëm.
Sipas ACOG:
-Një moshë gestacionale nën 28 javë është jashtëzakonisht e parakohshme;
-Një moshë gestacionale 28 – 32 javë është shumë e parakohshme;
-Një moshë gestacionale midis 32 dhe 37 javësh është mesatare;
-Një moshë gestacionale midis 34 dhe 36 javësh është vonë;
-Një moshë gestacionale midis 37 dhe 38 jave është afatë i hershme;
-Një moshë gestacionale prej 39 javësh e më tej është e plotë

Sipas hulumtimeve të postuara në American Journal of Perinatology, fëmijët që lindën parakohe, të moshës parashkollore ishin më pak të aftë të ndiqnin udhëzimet dhe të kryenin detyra kur krahasoheshin me moshatarët e tyre.
Një studim tjetër zbuloi se foshnjet e lindura parakohe treguan ulje të rezultateve të zhvillimit në moshën 9 muajshe, kur krahasohen me foshnjet me kohë të plotë. Sidoqoftë, këto ndryshime nuk ishin të dukshme në moshën 2 vjeçare./GazetaShneta/



