Mësoni si të trajtoni kafshimet e mushkonjave gjatë shtatëzanisë dhe merrni disa këshilla për të qëndruar larg këtyre kafshimeve ndërsa prisni bebin tuaj.
Nëse keni qenë jashtë gjatë këtyre ditëve me diell me siguri keni vërejtur se mushkonjat kanë filluar ‘aktivitetin e tyre’ të kafshimit shkruan Parents transmeton Gazeta Shneta.
“Gratë shtatzëna mund të jenë më tërheqëse për mushkonjat,” thotë entomologu Joseph Conlon (ekspert i fushës së insekteve).
“Nëse femra shtatzënë po merr frymë më shumë për shkak të rritjes në peshë të një peshe tjetër shtesë, atëherë ajo gjithashtu do të jetë më tërheqëse për mushkonjat, sepse mushkonjat tërhiqen nga dioksidi i karbonit i liruar”.
Plus, gratë shtatzëna kanë një temperaturë mesatare më të ngrohtë të trupit, e cila është një sugjerim për kafshimin dhe shënjester nga ana e tyre shton entomologu.
Atëherë, çfarë mund të bëni për të qëndruar të sigurt? Këtu janë 3 këshilla për mbajtur larg mushkonjat ndërsa jeni shtatzënë:
Vishuni me veshje ngjyra të lehta – mushkonjat që kafshojnë gjatë ditës favorizojnë veshje me ngjyrë të errët.
Vishni me mëngë dhe pantallona të gjata nëse është e mundur.
Përdorni një repelant që është testuar dhe regjistruar për grupin e shtatëzënave. /Gazeta Shneta/