Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja si mund të shmangni djegien nga dielli gjatë shtatëzanisë

Këshilla për shtatzëna 17/07/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Thuhet se përveç rreziqeve të kancerit të lëkurës, gratë shtatzëna kanë një numër rreziqesh të tjera për t’u marrë parasysh nëse ato kalojnë shumë kohë në diell.

Këto rreziqe përfshijnë gjithçka nga djegia më e lehtë deri në dehidratimit dhe dhe ulje të depozitave të acidit folik shkruan VeryWellFamily përcjell Gazeta Shneta.

Kur jeni shtatzënë, niveli i rritur i hormoneve që kontrollon në trupin tuaj bën që lëkura juaj të bëhet më e ndjeshme dhe të digjet më lehtë në diell.

Në fakt, qelizat tuaja prodhuese të pigmentit ato që ju japin njollë – janë në tepricë duke bërë që lëkura juaj të bëhet më e ndjeshme ndaj njollosjes kur ekspozohet ndaj rrezeve UV të diellit.

Rrezet e diellit gjithashtu mund të kullojnë trupin tuaj me lëngje duke ju bërë të dehidroheni dhe mbinxeheni. Kjo mungesë e lëngjeve më pas mund të shkaktojë stres të panevojshëm, i cili nga ana tjetër mund të çojë në kontraktime para-kohe.

Për më tepër, kur trupi juaj është i mbinxehur, temperatura juaj bazë është ngritur, gjë që mund të shkaktojë defekte të lindjes.

Dhe së fundi, rrezet UV të diellit mund të prishin nivelin e acidin folik në trup, gjë që rrit mundësinë e defekteve të lindjes. Kjo është e rrezikshme për zhvillimin neurologjik të foshnjës tuaj, veçanërisht gjatë 12 javëve të para të shtatëzanisë.

Për sa kohë që merrni masa paraprake, duhet të jeni mirë. Edhe nëse thjesht po shkoni në një piknik në natyrë për një orë apo më shumë, prapëseprapë duhet të jeni të kujdesshme dhe të ndërmerrni hapa për të mbrojtur lëkurën tuaj.

Këtu janë disa sugjerime se si të mbroni ju dhe fëmijën tuaj të palindur nga ekspozimi i tepërt në diell.

Përdorni kremrat e diellit

Për mbrojtje të përgjithshme duhe të përfshini marrjen e një kapele, syze dielli dhe veshje të lehta që mbrojnë lëkurën tuaj nga rrezet e diellit. Atëherë, në fund aplikoni kremin e diellit si pengesën tuaj të fundit të mbrojtjes.

Konsumoni shumë ujë

Ju mund ta mbani trupin tuaj të freskët dhe të parandaloni mbinxehjen duke pirë shumë ujë. Kjo gjithashtu do t’ju ndihmojë të qëndroni të hidratuar.

Shmangni diellin gjatë orëve të pikut

Nëse është e mundur, mundohuni të mos qëndroni në diell midis orës 10 të mëngjesit dhe 2 pasdite, kur rrezet e diellit janë më të fortat. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDy javët e para të shtatzënisë, ja ndryshimet fiziologjike që ngjajnë në trupin e nënës
Artikulli i rradhës Gjidhënia pas lindjes së fëmijës, ja çfarë duhet të dini

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.