Gjakderdhja pas marrëdhënieve seksuale kur nuk jeni me cikël menstrual, natyrisht që iu japin një shqetësim të vogël. Ka shumë arsye pse mund të ndodhë kjo.
Gjakderdhja e ndritshme e kuqe, ka më shumë të ngjarë të lidhet me një problem të qafës së mitrës. Ky lloj i gjakderdhjes është zakonisht vetë-kufizues dhe rrallë zgjatë më shumë se disa orë, transmeton Gazeta Shneta.
Keni ndonjë infeksion të transmetueshëm seksualisht
Gjakderdhja pas marrëdhënieve është një shembull kryesor i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Klamidia dhe gonorrea mund të jenë shkaktarët kryesor.
Keni polipe në qafën e mitrës tuaj
Lajmi i mirë është që këto lezione, megjithëse kanë zakon të bezdisshëm për gjakderdhje, zakonisht nuk janë kancerogjene dhe lehtë mund të hiqen.
Nuk jeni mjaftueshëm të eksituara
Tharja plus fërkimi i tepërt është i barabartë me gjakderedhje. Tharja vaginale mund të ndodhë për një numër arsyesh. Mund të jetë një nga simptomat e tjera të menopauzës që mund të shfaqet në çdo moshë.
Keni infeksion
Jo vetëm sëmundjet e transmetueshme seksualisht por edhe infeksionet mund të shkaktojnë gjakderdhje pas seksit.
Edhe pse kjo mund të shkaktohet nga klamidia ose gonorrea, mund të jetë gjithashtu rezultat i baktereve normalisht të padëmshme, që gjenden në vaginë, duke kaluar në qafën e mitrës dhe organet riprodhuese. /GazetaShneta/


