Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gratë që lindin përmes prerjes cezariane, kanë më pak të ngjarë të kenë fëmijë të dytë menjëherë pas lindjes së parë

Këshilla për shtatzëna 22/07/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gratë që lindin fëmijën e tyre të parë me anë të prerjes cezariane (seksioni C) kanë më pak të ngjarë të mbeten më shpejt shtatzënë me një fëmijë të dytë sesa ato që lindin në mënyrë vaginale, pavarësisht se janë po aq të predispozuar të planifikojnë një shtatëzani pasuese, sipas studiuesve të Penn State College of Medicine.

Ekipi ndoqi më shumë se 2,000 gra për tre vjet pasi ato lindën fëmijën e tyre të parë shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.

Kristen Kjerulff, profesor i shkencave të shëndetit publik, tha se megjithëse studimet e mëparshme treguan se gratë që lindën me anë të seksionit C kishin më pak të ngjarë të lindnin fëmijë të mëpasshëm (menjëhershëm) por ishte e paqartë për studiuesit nëse kjo ishte për shkak të zgjedhjes së nënës ose një normë më të ulët të konceptimit.

Studiuesit i ndoqën gratë që nga lindja e fëmijës së tyre të parë dhe i intervistuan çdo gjashtë muaj deri në tre vjet pas lindjes së tyre të parë.

Dr Richard Legro, një bashkautor i hulumtimit tha se: Megjithëse studimi nuk ka hetuar arsyet e uljes së nivelit të konceptimit, ai dyshon se mund të ketë disa arsye fiziologjike.

“Është e mundur që dhimbjet e legenit ose pjesa e tubit fallopian si rezultat i ekspozimit në ajër të hapur dhe ndotësve mund të ndikojnë në përpjekjet e mëvonshme për të mbetur shtatzënë”.

“Gjithashtu është e mundur që formimi i mbresës nga plaga kirurgjikale në mitër, megjithëse jo në një zonë ku implantohet shtatëzënia, mund të ketë efekte të zgjatura në procesin e implantimit“.

Bazuar në gjetjet e këtij studimi, Kjerulff dhe Legro rekomandojnë që gratë nën 35 vjeç që nuk arrijnë të konceptohen pas një viti marrëdhënieje të pambrojtur pas një seksioni C të kërkojnë ndihmë mjekësore.

Dr. Legro vuri në dukje se të dhënat nga ky studim mund të jenë të dobishme për mjekët që këshillojnë gratë që zgjedhin të kenë seksione C. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakIdentifikimi më i shpejtë dhe izolimi i individëve simptomatikë me COVID-19, dërgon në ulje të intervalit mesatar serik
Artikulli i rradhës Sëmundja inflamatore e zorrëve mbart rreziqe të caktuara gjatë shtatëzanisë, ja se cilat janë ato

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.