Gratë shtatzëna me sëmundje inflamatore të zorrëve kanë më shumë të ngjarë ti nënshtrohen prerjes cezariane dhe të përballen me rreziqe të caktuara gjatë shtatëzanisë, sipas një analize të studimeve të publikuara.
Studimi, i botuar në ‘Alimentary Pharmacology & Therapeutics’, zbuloi se një e treta e të gjitha shtatëzënive tek gratë me sëmundje inflamatore të zorrëve kanë përfunduar me seksioni cezarian, duke reflektuar në një rritje dyfish në krahasim me gratë pa këtë sëmundje inflamatore shkruan MedicalXpress.

Ky studim demonstroi gjithashtu rreziqe të rritura nga diabeti gestacional dhe këputja e parakohshme e membranave në gratë me sëmundje inflamatore të zorrëve përcjell Gazeta Shneta.
Ç’rregullimet që lidhen me placentën, të tilla si pre-eklampsia, prishja e placentës dhe placenta previa, nuk duket se janë rritura si rreziqe në gratë më problemin e lartpërmendur. /Gazeta Shneta/


