Acidi folik është rekomanduar prej kohësh tek gratë që planifikojnë të konceptojnë shtatëzaninë e dë shiruar, dhe ato në shtatzëni të hershme.
Shtesa e acidit folik funksionon për të parandaluar defektet e tubit nervor në foshnje shkruan Bellybelly.au përcjell Gazeta Shneta.
Shumë gra vazhdojnë të marrin acidin folik gjatë gjithë shtatëzanisë, pasi zakonisht përfshihet në shumë vitamina prenatale.
Sidoqoftë, hulumtimi i ri nga Universiteti Adelaide ka zbuluar se marrja e acidit folik pas tremujorit të parë të shtatzënisë mund të shkaktojë probleme për zhvillimin e foshnjave.
Hulumtimet e kaluara kanë treguar se kufizimi i rritjes intrauterine mund të ketë një efekt mbrojtës kundër alergjive, përfshirë astmën dhe alergjitë ushqimore.
Si rezultat i testimit në kafshë nga hulumtimi në fjalë, këshillat e studiuesve janë që gratë duhet të këshillohen për potencialin e një rreziku të shtuar të alergjive në foshnjat e tyre nëse vazhdojnë marrjen e acidin folik përtej tremujorit të parë.
Poashtu, në anën tjetër folatet kanë një rol kritik në ndihmën e ndarjes së qelizave, dhe kërkesa e trupit për vitaminë rritet kur ndarja e qelizave ndodh me shpejtësi, siç është gjatë konceptimit dhe gjatë shtatëzanisë së hershme. /Gazeta Shneta/