Sëmundjet që gratë përjetojnë shpesh janë të vështira për t’u dalluar nga dhimbja që marrin para ciklit menstrual. Por, ju duhet të vizitoni mjekun menjëherë pasi të vini re disa shenja shqetësuese të cilat duhet të mësoni t’i njihni.
Për shembull, njerëzit që diagnostifikohen me kancer të gjirit në një fazë të hershme mbijetojnë në më shumë se 90% të rasteve, transmeton Gazeta Shneta.
Urinimi i shpeshtë
Urinimi i shtuar mund të jetë një shenjë e diçkaje më shumë sesa vetëm probleme me veshkat ose traktin urinar. Mund të jetë një çekuilibër hormonal ose të tregojë se ka diçka keq në mikroflorën vaginale.
Humbje e pashpjeguar e peshës
Mos u bëni shumë të lumtur nëse papritur keni humbur disa kilogram në një periudhë të shkurtë kohore. Ndonjëherë kjo mund të jetë një simptomë e gjërave të tilla si sëmundja e Crohn, diabet tipit 2 ose kancer.
Flokët në vende që nuk duhet të jenë
Hirsutizmi ose flokët e tepërt të trupit do të thotë që ka shumë hormone mashkullore në trup. Ndryshimet në pamjen e një pesoni nuk janë pjesa më e keqe e kësaj, kjo gjendje mund të çojë në infertilitet, çrregullim të metabolizmit apo edhe një rritje të rrezikut për të pasur kancer të gjirit dhe sëmundje enometriale.
Gjakderdhje pas menopauzës
Gratë shpesh vërejnë gjak pasi të kenë menopauzën. Ky gjak mund ët jetë një shenjë e kancerit të mitrës, qafës së mitrës, miomës dhe proceseve të tjera të rrezikshme patologjike.
Ndryshimet në gjinj
Shenjat e para të kancerit të gjirit mund të jenë shumë të vështira për tu vërejtur. Kur bëhet fjalë për shimbje në gjinj dhe nyjet limfatike, tashmë mund të jetë vonë. /GazetaShneta/