Pavarësisht nëse është kjo ndjenjë paksa e çuditshme apo të vjellurat nga zhvillimi i shtatëzanisë, shumica e grave do të përjetojnë një formë të sëmundjes së mëgjesit në ndonjë pikë të shtatëzanisë së tyre.
Në fakt, deri në 75% të grave shtatzëna kanë vjellje ose nauze gjatë tremujorit të parë shkruan Bellybelly.au përcjell Gazeta Shneta.
Sëmundja e mëngjesit i është atribuar gjithmonë rritjes së ndryshimeve hormonale në tremujorin e parë.
Hulumtimet e reja tani kanë dalë në dritë. Sugjerimet janë që vjellja dhe nauzea e shtatëzënësisë mund të shkaktohet dhe nga nevoja e embrionit për jod.
Për më shumë informacione në lidhje me komplikimet e shtatëzanisë KLIKO KËTU.
Ekspertët nuk janë saktësisht të sigurt se çfarë e shkakton sëmundjen e mëngjesit, por besimi më i njohur është se është shkaktuar nga reagimi i trupit ndaj hormonit të shtatzënisë, gonadotropina korionike humane (hCG).
Gjatë tremujorit të parë, ky hormon prodhohet në nivele më të larta se në çdo kohë tjetër gjatë shtatëzanisë, gjë që çoi në besimin se ishte fajtori hormonal përgjegjës për sëmundjen e mëngjesit.
Gjatë shtatzanisë së hershme, hormoni gonadotropinës korionike humane vepron gjithashtu si një stimulues i tiroides. Nivele më të larta të këtij hormoni shkaktojnë rritje të prodhimit të një hormoni tiroide të quajtur tiroksinë.
Sidoqoftë, ekspertë të tjerë besojnë se embrioni përdor hormonin gonadotropinës korionike humane për të marr nga nëna – sistemin tioride dhe lirimin e jodit të ruajtur.
Punimi hulumtues i profesorit të biologjisë, Scott Forbes, botuar në ‘Journal of Evolution and Human Behaviour’, sugjeron që sëmundja e mëngjesit është një mënyrë që embrioni të ketë qasje në jodin e nevojshëm.
Kur jodi është i disponueshëm, kërkesat e vazhdueshme të embrionit për jod krijojnë metabolitë inertë të hormoneve tiroide. Kjo çon në simptoma të sëmundjes së mëngjesit në formë të butë, të moderuar ose të rëndë tek nëna shtatzënë. /Gazeta Shneta/