Ekspertët kanë kohë që apelojnë në rritjen e përdorimit të testimeve të koronavirusit, si një mënyrë për të trajtuar më mirë përhapjen e virusit.
Dhe ndërsa mund të ketë disa çështje me saktësi, ekspertët mjekësorë pajtohen që testimi është një nga mënyrat më të mira për të zbuluar dhe një shpërthim të ri përpara se të dalë jashtë kontrollit.
Sipas një studim i ri nga Office for National Statistics në Mbretërinë e Bashkuar u tregua se: 78 përqind e njerëzve që testuan pozitivisht për COVID-19 nuk treguan simptoma, përcjell Gazeta Shneta.
Studimi, i cili u përqëndrua në një numër të infeksioneve me Covid, brenda familjeve, spitaleve, shtëpive të pleqve dhe institucioneve të tjera në Angli – ndezën një dritë mbi rëndësinë e personave asimptomatik, të cilët vazhdojnë të bashkëveprojnë me të tjerët dhe nuk janë të vetëdijshëm se ata në të vërtetë kanë virusin ngjitës, raporton BBC.
Sipas hulumtimit, 78 përqind e të anketuarve që kishin COVID-19 thanë që nuk kishin simptoma ditën kur u testuan dhe kjo është bërë e qartë si dukuri e “përhapësve të heshtur”.
Poashtu, sipas një raporti të muajit maj nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) u vlerësua se 40 përqind e të gjithë transmetimit të koronavirusit ndodhin nga njerëz që nuk tregojnë simptoma. /Gazeta Shneta/