Më shumë se 47 milion amerikanë janë testuar për COVID-19, prej atyre që janë drejtuar te mjeku pasi kanë pasur simptoma të koronavirusit.
Sidoqoftë, disa njerëz janë duke përdorur testin për të përcaktuar se në cilat aktivitete mund të marrin pjesë në mënyrë të sigurtë – për shembull, prej tyre ata që duan të vizitojnë miqtë ose familjen mund të bëjnë një test të koronavirus për t’u siguruar që ata nuk mbajnë virusin ose që mund të jenë asimptomatik.
Por sipas ekspertëve, marrja e vetëm një testi për koronavirus mund të mos jetë e mjaftueshme si dritë e gjelbër të një kthimi në normalitet transmeton Gazeta Shneta.
“Unë personalisht nuk do ta konsideroja një test të vetëm të sigurt për të parë prindërit e mi, të cilët janë më të moshuar dhe të cilën do të mund të rrezikoheshin më shumë”, tha Carl Bergstrom një profesor i biologjisë për Washington Post.
Testet e koronavirusit mund të merren në disa mënyra të ndryshme si nazofaringeale (mbledhje e thellë e hundës), grykë, hundë dhe pështymës përmes shtupës.
“Ju mund të testoni negativ nëse mostra është mbledhur në fillim të infeksionit tuaj dhe të testoni pozitiv më vonë gjatë sëmundjes suaj,” shpjegon CDC në faqen e tyre të internetit.
Profesor Bergstrom e shtjelloi këtë ide, duke thënë për shembull, nëse sot jeni infektuar me koronavirus dhe menjëherë keni marr një test, ju mund të keni çdo arsye të besoni se do të testoni negativisht, edhe pse jeni i infektuar me Covid. Andaj vie në pah dhe rëndësia e tesimit të dytë për Covid-19. /Gazeta Shneta/