Prindërit, e veçanërisht nënat, janë ato të cilat përmes urinës mund të vërejnë nëse bebi po ushqehet mjaftueshëm me qumësht.
Në shumë raste, mund ta keni vërejtur se urina e bebit tuaj kundërmon erë të rëndë shkruan BellyBelly, transmeton GazetaShneta.Për këtë arsyje, egzistojnë disa raste se pse mund të ndodh.
1.Mund të jetë normale
Era e urinës së bebit tuaj mund të jetë normale nëse: bebi juaj është mirë dhe konsumon mjaftueshëm qumësht.Megjithatë, nëse jeni të shqëtsuar, konsultohuni me mjekun tuaj.
Mësoni për më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
2.Mund të jetë një infeksion i traktit urinar
Studiuesit në Kanadë zbuluan se era e rëndë e urinës mund të jetë e shkaktuar nga ndonjë infeksion i traktit urinar.
3.Mund të jetë si pasojë e ndonjë ushqimi të konsumuar
Nëse bebi juaj ushqehet me gji, atëherë është e mundur që keni ngrënë ndonjë ushqim (asparagus, qepë ose hudhër) që mund të ndikoj në urinën e bebit tuaj.
4.Era e urinës mund t’ju tregoj se bebi juaj ka nevojë për më shumë qumësht
Një arsyje tjetër se pse urina e bebit tuaj kundërmon erë të rëndë, mund të jetë si pasojë e mos konsumimit të duhur të sasisë së qumështit.Nëse bebi juaj nuk konsumon aq sa duhet qumësht, kjo mund të bëj që urina e bebit të ketë erë të rëndë./GazetaShneta/